Deputetja Elda Hoti pyet Dumanin për hetimet mbi kompaninë ‘Square 21’/ Ja si shmanget kreu i SPAK

18:05, 15/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Elda Hoti ka bërë pyetje kreut të SPAK Altin Dumani i cili po raportonte gjatë ditës së sotme për aktivitetin e institucionit që ai drejton.

Në fjalën e saj, Hoti e pyet Dumani në lidhje me hetimet për lejen e ndërtimit të miratuar nga Erion Veliaj mbi dokumentacion të fallsifikuar për kompleksin ‘Square 21’ në rrugën e Kavajës, aferë në të cilën përfshihet dhe Këshilli I Ministrave.

‘Ka mbi 6 muaj që ju është përcjellë juve personalisht’, theksoi deputetja Hoti.

Ndërkohë që kreu i SPAK, Altin Dumani i bishtoi pyetjes dhe u përgjigj se mbi këtë çështje i ka kthyer përgjigje deputetit Flamur Noka.

Fjala e deputetes Elda Hoti në Kuvend:

Z. Dumani, Partia Demokratike nëpërmjet Deputetëve apo funskionarëve të lartë, prej kohësh po përcjell kallëzime penale pranë strukturës tuaj. Ketë e bëjmë pasi presim nga ju që të ngriheni në lartësinë e dëtyrës e të hetoni ato që janë dosjet madhore të korrupsionit në nivele të larta në Shqipëri.

Deri më sot nuk kemi asnjë funksionar të lartë që të jetë ndaluar, arrestuar gjatë ushtrimit të detyrës por vetëm pasi i lëshon Edi Rama.

Deri më sot, nuk kemi asnjë hetim me iniciativën tuaj ose të referuar nga organet ligjzbatuese, për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por të gjitha janë të denoncuar nga opozita dhe partnerët ndërkombëtarë.

A keni ju sot informacion përse zvarriten dosjet penale :

Inceneratori i Tiranës për të cilin nuk kemi asnjë masë arresti për Ëngjëll Agaçin, Artur Metanin, Damian Gjiknurin, Edi Ramën apo Erion Veliaj.

Eco Park në Durrës dosje e cila lidh drejtëpërdrejtë Edi Ramën dhe Anila Denaj me grupin e strukturuar criminal të Inceneratorit të Tiranës.

Lejen e ndërtimit të miratuar nga Erion Veliaj mbi dokumentacion të Fallsifikuar për kompleksin Square 21 në rrugën e Kavajës, aferë në të cilën përfshihet dhe Këshilli I Ministrave. Ka mbi 6 muaj që ju është përcjellë juve personalisht.

Dosja e korrupsionit 100% në Bashkinë e Tiranës, 5D KONSTRUKSION.

Po ndalem te kjo e fundit pasi sipas analizës që kemi zhvilluar mbi vendimet e gjyktave, situata hetimore është të thuash pak alarmante dhe ky mos hetim përbën një shpërdorim të rëndë të SPAK.

Po ju citoj pa asnjë koment disa nga problematikat e konstatuara në vendimin e Gjykatës së Posacme të Apelit, gjyqtari Florian Kalaja:

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk rezulton se ka një Akt Ekspertimi që të konkludojë lidhur me totalin e fitimeve që kjo kompani ka krijuar nga aktiviteti i dyshuar kriminal. Gjykata sjell në vëmendje se pavarsisht se pranohen dhe dokumentohen 23 procedura tenderimi të fituara nga kjo shoqëri si episode të dyshuara kriminale janë sjellë në vëmendje vetëm disa prejt tyre. Gjykata vlerson se do të duhet nga Prokuroria Speciale të analizohen një për një të gjitha këto procedura pasi ka dyshime të arsyeshme se ky mekanizëm kriminal është aktivizuar në secilën procedurë. Kjo do të thotë se nuk mjafton vetëm të përmenden si konvencione procedurat e prokurimit publik ku kanë marrë pjesë por secila prej tyre duhet të jetë objekt hetimi.

Z.Dumani, përse SPAK nuk po kryen asnje hetim për vjedhjen marramendëse që kjo kompani I ka bërë jo vetëm buxhetit të Bashkisë Tiranë por dhe Buxhetit Qëndror?

E mbi të gjitha përse nuk po hetohen të gjitha procedurat tenderuese?

2-Nga komunikimet e gjetura në telefonin e shtetases Jona Bejko (punonjëse e kompanisë 5D) rezulton se ajo e di se Drejtori i Bashkisë është pronar i kompanisë duke shtuar se i është kërkuar të merret me fushatën e vitit 2021. Jona Bejko i tregon Bashkëbiseduesit një foto të një hoteli që po ndërtohet në durrës nga kompania 5D ndërkohë duke i treguar se aksioner është “pronari jon” dhe duke e identifikuar atë “Lali Eri”. Jo vetëm kaq por në komunikimet e saja në vazhdimësi ajo tregon edhe për procedura të tjera prokurimi publik ku kjo kompani paracaktohet si fituese sikurse është rasti i rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostradën. Gjykata vlerëson se shtetasja Jona Bejko duhet të pyetet dhe hetohet lidhur me këto komunikime.

Z.Dumani, përse SPAK nuk po merr në pyetje as punonjësit e kompanisë dhe as po heton mbi atë cka po ju keni gjetur nga akt ekspertimet e telefonave?

A jeni duke amnistuar qëllimisht Kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj?

3-Jona Bejko në komunikimet e korrikut të vitit 2023 shprehet se pronari i saj ka 4 kompani ndërtimi dhe se i kanë krahët e ngrohta duke i komunikuar bashkefolësit dhe dijenin e saj se tenderat po vijnë nga të gjitha anët për këtë kompani. Ajo shprehet se po vijnë miliarda lekë, pallate dhe hotele dhe se këto pasuri i ndajnë bashke. Në qershor të 2023 ajo shprehet se Qato dhe Molla kanë filluar të marrin % të të ardhurave dhe nga një tjetër kompani ndërtimi.

Z.Dumani përse nuk as merrni mundimin të merrni në pyetje këtë punonjëse dhe të evidentoni cilat janë këto 4 kompani të tjera të cilat vidhen miliarda nga buxheti i shtetit?

 A po amnistoni Erion Veliajn?

4-Gjykata sjell në vëmendje të SPAK se gjithçka që provohet se ka qenë përfitmim i parregullt do duhet të konservohet nën masa sigurimi. Gjithashtu gjykata sjell në vëmendje se SPAK ka detyrë ligjore të parandalojë që produket e veprës penale të mos futen në mënyrë të paidentifikueshme më në qarkullimin civil dhe të parandalojë sakaq precipitimin e situatës faktike e më konkretisht pastrimin e produkteve të veprës penale.

Z.Dumani përse keni lejuar që produketet e veprës penale ose me qartë për publikun paratë e vjedhura të futen në tregun civi?

Sic dhe kemi bërë me dije në disa deklarata publike si Parti Demokratike kompania 5D KONSTUKSION për rreth 5 muaj nuk u vu nën sekuestro duke u lejuar që të shiste apartamentet në zoterim,a është bërë tashmë e pamundur sekuestrimin e tyre dhe kthimin e parave qytetarëve shqiptar?

A keni bërë ju një vlerësim se sa është shifra e këtij tjetërsimi të aseteve tashmë të humbura?

6-Gjykata konstaton se SPAK nuk rezulton të ketë adresuar kualifikim juridik ( pastrim i parave) ndryshe nga sa është kërkuar dhe parashtruar në kallëzimin penal të bërë nga Belind Këlliçi. Gjykata vlerëson se në përmbajtje të kësaj pjese të faktit penal të sjellë për gjykim ka elementë të veprës penale “ Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” e parashikuar në mënyrë të mëvetshme nga neni 287 i Kodit Penal.

Z.Dumani gjykata konstaton se nuk janë kryer as hetimet e kërkuara nga Kallzuesi, përse nuk i keni kryer?

 A po amnistoni Erion Veliaj dhe grupin e strukturuar kriminal që ai drejton?

7- Gjykata mban parasysh në vlerësimin e caktimit të masës së sigurisë, se deri tani nuk ka hetime konkrete nga SPAK që të evidentohen në fashikujt e gjykimit nëse është gjurmuar pasuria e përvetësuar dhe se nuk ka masa ligjore për parandalimin e qarkullimit civil të saj.në këto kushte RREZIKU ËSHTË EMINENT përsa i përket vijimi të veprimtarisë kriminale.

Kjo fjali z.Dumani është e shkruar sic ua citova në vendimin e gjykatës së Apelit dhe a do të ndërrmerni masa sot JU, ILD, KLP dhe të ngriheni në lartësinë e detyrës pasi  nuk po hetohen kokat e korrupsionit në këtë vënd?

 A do merrni masa pasi gjatë kohës që ju hetoni ata tjetërsojnë pasurinë e vjedhur duke sjell pasoja edhe më të rënda?

Nësë kjo nuk ndodh atëherë a jemi korrekt të themi se kjo drejtësia e re është më e vjetër se e vjetra dhe jeni aty vetëm si kolegë të Erion Veliajt?

8- Ajo që Gjykata vlerëson të nevojshme të sjell në vëmëndje është fakti se nga hetimet e deritanishme nuk ka verifikime të plota lidhur me subjektet pjesmarrës në këto procedura. Në secilën nga procedurat e prokurimit publik me lartë nuk identifikohet se kush është titullari i autoritetit kontraktor apo personi që ka ushtruar faktikisht këtë funksion dhe që ka caktuar anëtarësin e prokurimit publik në njësinë e prokurimit. Ky element nuk identifikohet as në kërkesën e SPAK dhe as në dy vendimet e gjykatës së shkallës së parë.

Z.Dumani për ta përmbyllur, përse SPAK nuk kryen asnjë veprim hetimor për Titullarin e Bashkisë Tiranë, i cili ka ideuar, firmosur vjedhjen 5D?

 Jemi korrekt të themi që ju skeni leje nga Edi Rama për të prekur kolegun tuaj Erion Velia?

A mendon SPAK se, si Kryeministri Rama, që nuk ka aftësinë për të kontrolluar, babëzinë dhe oreksin e hajdutëve që kishte e ka në staf, edhe Erion Veliaj ka të njëjtën të metë, mungesë aftësie për të kontrolluar hajdutët?

Pra e thënë me pak fjale SPAK konkludon në hetimet e saja se, si Edi Rama ashtu dhe Erion Veliaj janë viktima të njerzve që i rrethojnë?

Nëse kjo është drejtesia e re dhe LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT, VLERSIMIN PO E MERRNI JO NGA NE APO SIC SHPREHET RËNDOM “NGA DEKLARATAT TONA POLITIKE”, POR PO E MERRNI NGA BRËNDA SISTEMIT.

JU FALEMINDERIT

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco