VIDEO/ Burimi: Mitsotakis i përgatiti kurth Ramës, Beleri duhet të betohet në PE

17:05, 15/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në 'SYRI TV' me moderatorin, Edvin Parruca për të folur në lidhje me vendimin e drejtorisë së burgjeve sa i përket lejimit të Belerit të betohet në parlamentin evropian ishte analisti, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se Mitsotakis i përgatiti një kurth të bukur Ramës që 16 korriku është ultimatum dhe Rama u zbyth përpara qeverisë greke.

"Drejtoria e Burgjeve është pushtet ekzekutiv dhe ky pushtet po bashkëpunon me pushtetin gjyqësor që Beleri të mbete në burg dhe të mos arrij dot të betohet.

Kemi të bëjmë me një mohim të të drejtave themelore të zgjedhësve shqiptar, mohim i dyfishtë pasi edhe Berlei edhe Berisha u mohuan që të kryenin detyrën në respekt të zgjedhësve që i kanë votuar.

Rama bën gjithçka që të respektohet zgjedhësi evropian dhe nuk lejon që Beleri të respektojë zgjedhësit shqiptar. Edhe Beleri edhe Berisha pengohen dhe këtu po pengohet demokracia.

Mitsotakis i përgatiti një kurth të bukur Ramës që 16 korriku është ultimatum dhe Rama u zbyth përpara qeverisë greke."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco