VIDEO/ Gjokutaj: Veliaj hajdut ordiner, të arrestuarit socialistë firmosin nga burgu për prishjen e provave

17:11, 15/07/2024
A+ Aa A-

Avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha, Genc Gjokutaj në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv , thekson se Berisha po mbahet në arrest pa patur asnjë provë ndaj tij, ndryshe nga socialistët që firmosin për prishjen e provave  nga burgu.

‘Kallëzimi për Berishën është bërë 3 vite me parë, nuk ka kryer asnjë tentativë që të mërrej me provat. Ajo çështje nuk ka prova. Berisha nuk mund të krahasohet me hajdutët ordinerë, si Veliaj.  Drejtorat në burg po firmosin dokumenta me vitet e para kur kanq qenë në administratë.  Për shkak të korrupsionit në administratën e burgjeve, këta i prishin provat edhe në arrest. Në këtë shtet s’ka rëndësi në je në shtet apo burg. Këta i prishin provat edhe në burg. Veliaj ka firmosur pa patur mbledhje të Këshillit Bashkiak. Për SPAK kjo nuk përbën shkelje dhe s’është provë. Të korruptuarit janë të ditur ligjërisht, dhe drejtësia nuk vepron. Berisha nuk ka difektuar ndonjëherë tentativë për prishjen e provave. Në rastin e Berishës, janë thirrur dëshmitarët dhe nuk kanë pretenduar asgjë. Ata nuk janë intimiduar, ska asnjë problem në këtë argument’.

 I pyetur mbi raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani në Kuvend për punën vjetore të institucionit që drejton, avokati Genc Gjokutaj tha se raportime të tilla nuk mund të cilësohen serioze, për shkak se pati një tallje të dynashme mes tij dhe deputetëve.  

‘Këto nuk janë raportime, nuk plotesjnë kriteret e raportimit. Kur shkon në Kuvend për të raportuar dhe 99 % të çështjeve janë në hetim, ndërsa kur pyetet nuk flet. Është tallje e deputetëve me Dumanin dhe e kundërta. Transparenca dhe besueshmeria janë dy standarde që mbështesin njëra-tjetrën. P.sh izolimi i kreut të PD apo inceneratoret. Pyetjet që janë bërë nuk cënojnë procesin e hetimit, ligjvënësve duhet t’u përgjigjet me po ose jo për procesin e hetimit, është detyrim ligjor. Nuk e kuptova se përse duhet t’i fusnin në një ditë të tre institucionet të raportonin në Kuvend. Cështja e SPAK, është specifike. Dhe kur del me deklarata për shtyp sipas interesave të veta, kur sulmohet ajo mbrohet direkt, ndërsa kur pyetet në Kuvend hesht. Standard i dyfishtë si në piramidën shtetërore, dhe kjo bazohet sipas humorit politik. Kjo është kapje e insticioneve nga politika. Sipas urdhërave të politikës marrin vendime. Rasti Beqaj është rasti më i pastër i kapjes së SPAK. Në fillim nuk u fut në listën e arrestimeve, kur kanë vajtur në Gjykatë prokuroret, gjyqtari ka kaërkuar llogari për Beqajn. Standard brenda një personi, është e keqja më e madhe që na ka ndodhur sot'.

Sa i përket lejes së dhënë nga Drektoria e Burgjeve për Fredi Belerin, për t’u betuar si eurodeputet, avokati Gjokutaj e cilësoi urdhër të dhënë nga kryeministri Rama në SHBA.

‘Ky kryeministër që kemi ne sot, qe jep leje nga amerika, ai është  kryeministër në Shqipëri, jashtë vendit është humorist, hokatar. Kështu e njohin të huajt. Rama ka dalë nga binarët mendore të ligjit, janë në shkelje të ligjit dhe krijojnë precedent. Rama e ka zakon t’i japë urdhërat verbale, duke i firmosur të tjerët. Ne jemi shtet që pretendojmë të shkojmë në BE, duhet të kemi një kuadër të plotë ligjor për të respoektuar të drejtën e njeriut, që respektohet ligji dhe jo të veprojmë sipas interesave të Ramës'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco