Beleri takim me Kyriakos Mitsotakis pas ‘lënies’ së burgut/ Kryeministri: Qëndroj pranë pakicave kombëtare

Beleri takim me Kyriakos Mitsotakis pas ‘lënies’ së burgut/ Kryeministri: Qëndroj pranë pakicave kombëtare

16:41, 15/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka pritur në një takim, eurodeputetin e zgjedhur të Demokracisë së Re, Fredis Beleri, teksa ky i fundit mori leje nga autoritetet shqiptare për t’u bëtuar si eurodepuetet.

‘Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të ecim përpara, të shohim përpara’, tha kryeministri duke iu drejtuar zotit Beleri.
Në të njëjtën kohë, kryeministri theksoi se Shqipëria po afrohet më shumë me Europën, për sa kohë që i përmbahet me përpikëri angazhimeve të saj europiane.

‘Kjo është ajo që duam edhe ne, dhe ju duhet ta dini - përveç kësaj, unë mendoj se e kam vërtetuar këtë në praktikë - se unë qëndroj pranë njerëzve të pakicës kombëtare greke. Ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që bën progres në këto çështje, që i afrohet Evropës, por që i përmbahet rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë’.

Ndërsa Fredi Beleri nga Greqia pati një mesazh edhe për institucionet shqiptare.

“Konsideroj se shteti ku jetojmë nuk është e vetëkuptueshme sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Dua t'i ndihmoj ”, ka qenë mesazhi i Fredi Belerit.

‘President, do të doja t'ju falënderoja personalisht që më keni mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të nderoj besimin që më keni dhënë duke më futur në fletën e votimit europian. Mendoj se shteti ku jetojmë nuk është e vetëkuptueshme shteti ligjor, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Unë dua t'i ndihmoj ata. Të ndihmojë pakicën kombëtare greke të qëndrojë në shtëpitë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes europiane'.

Mëngjesin e së hënës, Fredi Beleri mori lejen pesëditore që kishte kërkuar për të shkuar në Strasburg për t'u betuar si deputet i Parlamentit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco