Skandalet në shëndetësi/ Vokshi i ‘kërkon’ llogari Dumanit për hetimet e deritanishme

16:02, 15/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka adresuar një sërë pyetjesh kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të këtij të fundit në parlament. Njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Hetimor për konçesionet në shëndetësi, Vokshi ka kërkuar nga Dumani, se deri ku kanë shkuar me hetimet për skandalet e shëndetësisë dhe personat e përfshirë në këto skandale.

1.   PD në zgjedhjet e 2022 ka bërë mbi 40 kallëzime për krimet elektorale? Cili është statusi? Kanë mbetur vec pak muaj nga zgjedhjet dhe ende nuk janë hetuar çështjet e krimit zgjedhor. Ose i keni mbyllur ose i keni kaluar në prokuroritë e rretheve duke bërë lojë e ping pongut për kompetenca. Mund të kishit hapur edhe kryesisht hetime, bazuar ne denoncimet e PD, apo raportin e OSBE/ODIHR.

2.   Cili është statusi i çështjes së zhvendosjes së 1.3 mln votuesve nga listat zgjedhore?? (e mbyllët dhe e kemi ankimuar). Vetëm prej kësaj zhvendosje, mbi 200 mijë votuesve, bazuar në raportimet e Kreut të KQZ, ju është mohuar e drejta për të votuar.

3.   PATRONAZHISTI DHE AKTIVISTI – pse nuk hetohen? E kemi denoncuar sa herë. Nëse do futeni të faqja e Ministres së Arsimit do shihni që edhe për postime politike, të gjitha shkollat I bëjnë share. A përbën kjo një arsye për të hetuar? Po data bazën e prodhuar nga AKSHI furnizuar nga ministritë dhe institucionet, i cili mban të gjitha të dhënat personale që mbrohen me ligj dhe përdoret nga partia në pushtet për të shantazhuar, kërcënuar, dhunuar votuesit.

4.   Kam dorëzuar në SPAK në datë 2 qershor 2020 kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më pas janë dorëzuar edhe shumë kallëzime të tjera nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Asgjë nuk dihet për fatin e tyre dhe kanë kaluar më shumë se 4 vite. Cili është statusi i hetimit? Pse heshtet për Teatrin kombëtar i cili u shemb në një akt antikushtetues e antiligjor?

5.   Cili është statusi i hetimit të 4 koncesioneve në shëndetësi? Pse Ilir Beqaj u la i lirë ndërkohë që prishte provat çdo ditë? Pse gjykata PA shpërdorim detyre e ju jo?

6.   Përse lejohet vijimi i pagesave për subjektet e sekuestrua nga SPAK e nuk merren në përgjegjësi urdhëruesit e pagesave?

7.   Në SPAK po procedohen në kuadër të grupeve kriminale shtetas për ngjarje të rëndomta (kultivim/shitje hashashi) një pjesë e nxituar edhe nga skamja e tejskajshme… Si është e mundur që nuk ka një akuzë të tillë për: firmën 5D,  inceneratorët, për zyrtarët e tjerë të bashkisë; për koncesionet në shëndetësi, kur ata kanë funksionuar si organizatë kriminale, dhe dihet që korrupsioni ka funksionuar zinxhir në çdo hallkë?!

8.   Keni deklaruar në raportim të mëparshëm se bashkëpunimi me policinë ka çaluar sepse ka oficerë të niveleve drejtuese të përfshirë në veprimtari kriminale sipas dosjeve të ardhura nga partnerët nga produktet e sky- encro. Përse vazhdojnë ende në detyrë këto të inkriminuar, janë pengues për hetimet, u jepet kohë të fshehin pasuritë? Kush i mbron?

9.   A keni konstatuar nga dosjet e partnerëve apo kontaktet tuaja me to se në materialet e sky encro ka biseda që përfshijnë në inkriminim deputetë, ministra, qeveritarë bashkiakë, zyrtarë të drejtësisë?

10.  Nga dosjet e sky encro a keni pjesë të tyre që kanë të zbardhur krimin elektoral në disa qarqe të vendit? Kujtoj episode përgjimesh të episodit Revansh të Metamorfozës ku të pandehurit Pëllumb Gjoka e Bajri flasin për takimet e drejtuesit politik Ilir Beqja me krerët e PS Shkodër dhe kërkojnë që deputeti socialist Luan Harusha të dërgojë mesazhet e tyre se pa to nuk bëhet asgjë?!

11. Keni deklaruar se keni regjistruar si procedim penal në janar 2022 çështjen McGonigal episodin që ka të bëjë me Shqipërinë. Ka një kallëzim të PD të zotit Bardhi, në çfarë faze  janë hetimet. Prej dy vitesh e gjysëm, pse nuk e keni parë të arsyeshme të thërrisni për të dëshmuar Edi Ramën?!

12. Në dosjen Black Eagle proces ku u dhanë dënime me 27 qershor në Bruksel, nga media belge por edhe ajo shqiptare, janë publikuar të dhëna se një ministër shqiptar kishte marrë një orë dhuratë me vlerë 400 mijë euro. Keni kërkuar nga autoritetet belge të bashkëpunojnë për të zbardhur për drejtësinë shqiptare kush është ky përfitues pasi ligji nuk parashikon këto dhurata as nga persona të botës së krimit as si vlerë?!

STERILIZIMI:

a-  Pse nuk është bërë hetim për mënyrën e implementimit të koncesionit?

b-  A keni verifikuar listat e të punësuarve të kompanisë SANISERVICE? A janë familjarë te punonjësve të Strukturave Spitalore në vend? A ka persona që pa dalë ende nga bankat e shkollës paguhen si drejtorë në këtë kompani, me paga 2500 euro?

c-  A keni hetuar pagesat që i janë bërë kompanisë GOGEL të vëllait të Erion Veliaj nga ky koncesion?

d-  A është hetuar përfitimi financiar i Drejtorit të Prokurimeve të Ministrisë së Shëndetësisë nga ky koncesion?

e-  A jeni në dijeni se punonjës të kësaj kompanie kanë hapur subjekte tregtare dhe faturojnë vetem Koncensionarin Fiktivisht?

f-   A është hetuar Artan Lleshi që ka faturuar miliona nepërmjet kompanisë GAMSERVICE?

g-  A është bërë asnje hetim për të ndjekur paratë e qarkulluara nga këto kompani për të faktuar KORRUPSIONIN apo jeni mjaftuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një vjedhje që shkon mbi 100 mnl euro?

Ne kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, e në kuadër të tij kemi evidentuar shkelje që SPAK nuk i ka evidentuar në 4 vite hetime.

Të gjitha këto do ju a sjellim zyrtarisht dhe do kërkojmë rihapjen e hetimeve për të gjithë korrupsionin e kryer në atë kontratë por dhe për të sekuestruar të gjitha kompanitë fiktive dhe asetet e tyre te cilat i përkasin qytetarëve të këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco