Pyetjet e deputetëve të opozitës i ‘thajnë pështymën’ Altin Dumanit, Ermonela Felaj i vjen në ndihmë

15:57, 15/07/2024
A+ Aa A-

Altin Dumani është parë sot gjatë raportimit në Kuvend t’i meket zëri e të flasë duke u dridhur për shkak të pyetjeve të drejtpërdrejta që deputetët e opozitës i kanë bërë gjatë seancës ku do duhej të jepte shpjegime për punën e SPAK, por përveç disa statistikave të thata, Dumani nuk ka mundur të japë asnjë përgjigje, madje ai disa herë nuk ka mundur dot të kontrollojë veten duke u sjellë si deputet i mazhorancës ndaj opozitës.

Pyetjet e deputetes Albana Vokshi për aferat korruptive të konçensioneve në Shëndetësi, Dumani i la papërgjigjë. Po ashtu edhe pyetjet e kreut të Grupti Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për incenerartorët, për lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe mungesën e veprimeve nga SPAK, apo pyetjet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetit Leskaj për arrestimin politik të liderit të opozitës, të cilave kreu i SPAK iu përgjigjej, “nuk flas, janë sekret…”

Elda Hoti, deputete e PD e ka pyetur Dumanin në lidhje me dosjet hetimore ndaj Erion Veliajt dhe pse nuk ka anjë masë ndaj tij, gjë që ka bërë të meket Dumani dhe t’i vijë në ndihmë Ermonela Felaj si drejtuese e seancës duke kërcënuar deputetët e opozitës se do t’i përjashtojë nga kuvendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco