Kuvend, Noka pyet Dumanin në ka nisur hetime për tokën që ka uzurpuar Carlo Bollino

Kuvend, Noka pyet Dumanin në ka nisur hetime për tokën që ka uzurpuar Carlo Bollino

14:11, 15/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ka drejtuar disa pyetje sot në Kuvend, kreut të SPAK-ut,  Altin Dumanit, në seancën në të cilën ai lexoi raportin e vitit 2023 të punës së institucionit që drejton.

Pyetja e parë e Nokës kishte të bënte me një kallëzim ndaj pronarit dhe drejtuesit të Report TV,  Carlo Bollino.

“Z. Dumani, - tha Noka. -  Ju raportuat sot për hetimet e ndjekura nga SPAK në vitin 2023. SPAK siç dihet u krijua për të hetuar nivelet e larta të krimit dhe të korrupsionit, por çdo shqiptar e di që nivelet e larta janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Po ju drejtoj disa pyetje, që përbëjnë interes madhor për publikun lidhur me disa kallëzime penale që PD ka referuar tek institucioni që drejtoni prej disa muajsh.

Kam kallëzuar penalisht Edi Ramën, Anila Denajn dhe të famshmin Carlo Bollino për përfitimin e tokës dhe godinës për ndërtimin e Report TV, të asaj toke që ka falur familja Begeja për të ndërtuar një shkollë për qytetarët e Tiranës dhe jo për të ndërtuar Carlo.

Pyetja ime është: A është i regjistruar ky kallëzim dhe cila është vepra në të cilën është regjistruar? Apo kryhen hetime apo jo dhe në ç’fazë janë ato? 

Pyetja tjetër. Disa deputetë të PD-së kanë kallëzuar në një padi të dytë, shtetasin Carlo Bollino për një skemë korruptive që sjell përfitime financiare, pasi sipas kallëzimit janë përfituar miliona euro para publike të taksapaguesve shqiptarë dhe këto para në mënyrë të jashtëligjshme kanë ndikuar dhe shërbyer për të financuar ndërtimin e godinës së një televizioni privat siç është Report TV.

A është regjistruar kallëzim penal dhe cila është vepra? A kryhen hetime dhe në ç’fazë janë hetimet? Kërkojmë informacion.

Në këto kallëzime, po ju bëj me dije zoti prokuror, kemi nisur një analizë të plotë të fakteve dhe provave që tregojnë të gjithë skemën financiare. Rasti i VKM-së 1 Euro është tepër flagrant, pasi jo vetëm Edi Rama ka shkelur ligjin për Carlon e tij të dashur, por ka bashkëpunim të fortë me ish-ministren e financave Anila Denajn. Aty është falsifikuar një kontratë noteriale, është falsifikuar VKM, zoti prokuror, drejtues i SPAK-ut. Jua kemi dërguar të gjitha shkresat zyrtare dhe unë besoj se do të mjaftonin pak ditë për verifikime dhe në një drejtësi të vërtetë, ata do të ishin sot para drejtësisë, abuzuesit dhe përfituesit."

Përgjigja e thatë e drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit:

"Z. Noka, lidhur me pyetjen e parë ju thatë se jeni kallëzues dhe si çdo kallëzues, ka të drejtë për t’u informuar për fatin e kallëzimit të bërë. Jeni i ftuar të bëni një kërkesë për informacion dhe do të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm sa i takon për fatin e kallëzimit tuaj. Nuk mund ta bëj këtu, e para se nuk lejohet të flasim për çështje konkrete dhe e dyta janë çështje hetimi.

Edhe për pyetjen e dytë bëj kërkesën për informacion...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco