'Marionetat e Ramaformës në drejtësi sfilatë sot në Kuvend!'

'Marionetat e Ramaformës në drejtësi sfilatë sot në Kuvend!'

11:36, 15/07/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kuvendi i rilindjes vendosi që për të gjitha institucionet e drejtësisë sot në seancë të debatohen të gjithë bashkë, pra do të ketë një diskutim të vetëm kooperativist.

Ndërsa duhej debatuar për secilin institucion me vete, shumë fort  dhe gjerë e gjatë sepse dështimi i reformës në drejtësi dhe drejtësia me regji është fakt, Kuvendi i rilindjes i mblodhi te gjitha debatet bashke si një qese me zarzavate te kalbura.

Ne një kohe qe pandëshkueshmëria e korrupsionit e ka bere Shqipërinë një narkoshtet dhe me te korruptuarin e Europes rilindasit vendosin te bëjnë një sfilatë te turpshme të të gjithë drejtuesve rilindas të institucioneve te Ramaformes.

Malet e fakteve te korrupsionit i njeh çdo shqiptar por Rama e Veliaj vazhdojnë te firmosin afera te tjera te njëpasnjëshme sepse Ramaforma ka kapur totalisht drejtësinë.

Megjithëse për reformën ne drejtësi u ndryshua rreth 40% e Kushtetutës sot jemi shume me keq se sa me pare.

Asnjë tregues i vetëm i drejtësisë aktuale jo vetëm qe nuk është përmirësuar, por është shume me keq se sa përpara reformës.

Sot pas tete vitesh nga 21-22 korriku i 2016 dhe miratimi me 140 vota, asgjë nuk ka mbetur nga Reforma, as ne përmbajtje as ne forme.

Dhjetëra ligje te reformës ne drejtësi janë ndryshuar vetëm me urdhër politik te shumicës rilindëse.

Ku përfundoi komisioni i Venecias, po grupi i eksperteve te nivelit te larte ku u zhduk?

Cili institucion, cili standard dhe çfarë përmirësimi panë qytetaret?

Përkeqësim galopant, degradim dhe një kapje e neveritshme e me regji e drejtësisë. Krahasoni Gjykatën Kushtetuese dje dhe sot, degradimi është i frikshëm. Nga një Kushtetuese me dinjitet dhe profesionalizëm sot kemi një zyre patronazhistesh rilindas pa asnjë dinjitet, qe i japin alibi çdo shkeljeje te kushtetutës, qe bën Rama dhe rilindja.

Nga instrumenti i posaçëm për te luftuar korrupsionin, ne mbrojtësin me te pështire te Rames dhe rilindjes përballe aferave mafioze shume te rrezikshme te qeverise te provuara me mijëra dokumente e fakte te frikshme.

Qe kur kemi SPAK korrupsioni vetëm thellohet dhe Shqipëria bie keq e me keq ne renditjen botërore për korrupsionin duke u bere vendi me i korruptuar ne Europe dhe nder tre te paret ne bote, pra SPAK i kapur dhe me regji e ndihmoi korrupsionin dhe nuk e luftoi kurrë realisht atë.

🚩Perse Shqipëria bie poshtë e me poshtë ne Indeksin e zbatimit te ligjit duke qene shume me poshtë se Kosova?

Sepse Reforma ne drejtësi u kap dhe nga rojtare e zbatimit te ligjit u shndërrua ne strehe për shkelësit e ligjit.

🚩Perse aksesi për drejtësi i qytetareve është sot ne ditët me te zeza?

Sepse reforma ne drejtësi u kap nga qeveria, e cila e kolapsoi sistemin për te vjedhur pronat e qytetareve dhe tu asgjësonte atyre te drejtën për tu ankuar duke miratuar një Harte Gjyqësore kriminale.

Qytetareve u duhen sot vite, qe vetëm tu preken me dore dosjet e tyre dhe treguesit janë shume keq se përpara kësaj pseudoreforme.

Sot çdo përbetim për ketë reforme qe është rrënuar ne çdo pikëpamje është një klithme e narkoshtetit për tu asgjësuar qytetareve çdo mundësi për te marre drejtësi dhe për te betonuar pandeshkueshmerine e vet.

Mitit te reformës tashme i ka mbetur vetëm pluhuri e hiri, qe vjen ere kanabis dhe korrupsion si vete Narkoshteti qe e ka blere me para'.

Dhe sot ne kuvend sfilata e Ramaformes vazhdon!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco