Sula: Tallje me raportimet e institucioneve të drejtësisë, e keni kthyer Kuvendin në...

Sula: Tallje me raportimet e institucioneve të drejtësisë, e keni kthyer Kuvendin në...

11:04, 15/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar ashpër për rendin e ditës dhe minutazhin e vënë në dispozicion për drejtuesit e 5 institucioneve të drejtësisë që do të raportojnë në Kuvend.

Sula theksoi se Kuvendi është kthyer në Republike Kryeministrore.

“E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim.

Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime.

Vetëm këtu te ju ndodh.

Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore.

Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati.

A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës.

Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit.”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco