KAFE SHQETO/ Zhulali: Mënyra se si dhe çfarë do të nxjerrin konkluzionet e hetimeve do të përcaktojë rrjedhen e ngjarjeve në SHBA

KAFE SHQETO/ Zhulali: Mënyra se si dhe çfarë do të nxjerrin konkluzionet e hetimeve do të përcaktojë rrjedhen e ngjarjeve në SHBA

10:32, 15/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar kate mengjes në emisionin KAFE SHQETO ka qenë Ilda Zhulali Drejtuesja e Departamentit për Politikën e Jashtme në PD. Ajo ka komentuar ngjarjen e rëndë ndodhur në SHBA ku u tentua të vritej ish Presidenti Doland Trump.
Ilda Zhulali: Dy gjera, është pak, por jam e sigurte. Demokracia amerikane është në krizë, jo thjesht dje dhe pardje ku ndodhi kjo ngjarje shumë e rëndë, por ka shumë vite që demokracia amerikane ka shfaqur të gjitha shenjat e një krize. Për sa kohë ka një krizë legjitimiteti të zgjedhjeve. Ku diskutohet legjitimiteti i Presidentit të SHBA dhe procesi zgjedhor, mendoj se kjo është gjendja më e rëndë që vjen nga sëmundja që e ka kapur edhe demokracinë amerikane. Kjo është e para.

E dyta, Amerika nuk mendoj se ka kaluar atë udhëkryqin ku ndodhet. Ngjarja mund të ishte një moment që mund të kishte çuar  në një shpërthim të menjëhershëm ndoshta edhe të nje lufte civile. Por mendoj se ky rrezik ende nuk ka kaluar. Ka nevojë për një përgjigje dhe mënyra se si do të përgjigjen institucionet amerikane, agjencitë ligjzbatuese, mënyra se si do të perceptohet edhe publikisht gjithë ky reagim, unë mendoj se kjo do të shënojë rrugën e kthesës dhe do të vendosë ose do të sjellë një normalitet në politikën amerikane dhe jetën shoqërore në Amerikë ose do ta çojë Amerikën drejt një drejt një rrugë që urojë të gjithë që mos ta marrë. Por mendoj se ende vendi ndodhet në udhëkryq, emocionet e njerëzve janë shumë të forta. Kemi një shoqëri të ndarë shumë fort me emocione pasionante që është e ndarë në ndjesitë, pro apo kundër Trump. Edhe fushta elektorale që është ndjekur ndaj Presidentit Trump jo vetëm gjatë këtyre muajve por, le ta kujtojmë që Presidenti Trump mbetet personi politik më i sulmuar në historinë e zgjedhjeve Amerikane.

Eshtë sulmuar përpara, gjatë dhe pas ushtrimit të detyrës si President, e edhe më të forta kanë qene këto sulme në këtë fushatë që ka nisur me tonë shumë të forta dhe që po përpiqet që ta mbaje të gjithë diskursin politik tek ndjenjat anti Trump. Kështu që në qoftë se kjo gjuhë vazhdon të jetë kaq e fortë. Dhe nesh vazhdon gjithë ky mobilizim politik, juridik sepse kemi pasur edhe përpjekje juridike për ta hequr Trumpin me çdo mjet nga gara politike. Kemi patur përpjekje për të hapur emrin e tij nga fleta e votimit, kemi patur përpjekje për ta çuar në arrest. Pra është bërë çdo përpjekje për ta larguar Trumpin nga gara. Duhet të themi që ekziston se kjo kanë edhe një përpjekje për eliminim fizik të Trumpit, nëse kjo ngulitet si ide, nëse dalin fakte të cilët hedhin dyshime të forta apo çojnë në një analizë ose në një konkluzion përfundimtar që diçka ka shkuar keq dhe jo thjesht ka shkuar keq në sistemin e sigurisë, por ka patur elementë që mund të çojnë në këtë konkluzion që Trump mund të ketë pasur edhe një sulm të organizuar për ta eliminuar fizikisht kjo do të çojë në një reagim shumë të fortë popullor. Ende ndodhemi në këtë moment shumë të rrezikshëm i cili do te varet nga ndërhyrja dhe reagimi institucional i gjuhës politike që do të përdoret nga demokratët dhe kabineti i Biden i reagimit të institucioneve ligjzbatuese të hetimit të shpejtë dhe pa lenë hije dyshimi që do të ndërmerret për mënyrën se si operuan dhe se si vepruan forcat e sigurisë që që tani nga videot që qarkullojnë dhe të thënat e dëshmitarëve duket se ka patur probleme shumë të mëdha, për sa kohë që personi që qëlloi është pikasur nga mbështetësit e Trump që merrnin pjesë në tubim, ndërkohë që është toleruar nga forcat e sigurisë. Mënyra se si do të shihen dhe çfarë do të nxjerrin konkluzionet e hetimeve mendoj se do të përcaktojë rrjedhën e ngjarjeve në Amerikë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco