Osmani mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

Osmani mesazh mërgimtarëve: Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

10:04, 15/07/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar mesazh mërgimtarëve përmes një videoje të postuar në Instagram, e cila shfaq disa pjesë të Kosovës.

Ajo thotë se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës, e poashtu iu bëri thirrje të vijnë sa më shumë në atdheun e tyre.

“Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju”, thotë Osmani.

Mesazhi i plotë i Osmanit:

Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën.

Bujaria dhe përkushtimi juaj për atdheun është i jashtëzakonshëm. Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon, kudo që të na çojë jeta. Kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju. Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja Ju ktheheni në Kosovën tuaj, atdheun tuaj shpitëror. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco