Si është pulsi i shoqërisë amerikane sot pas atentatit ndaj Trump? - Flet nga SHBA, Genti Çela

Si është pulsi i shoqërisë amerikane sot pas atentatit ndaj Trump? - Flet nga SHBA, Genti Çela

09:19, 15/07/2024
A+ Aa A-

Si është pulsi i shoqërisë amerikane sot, vetëm një ditë pas atentatit që iu bë kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump-it? 

Për këtë çështje ka folur sot nga SHBA, z. Genti Çela, kryetar i PD në Pogradec, i cili u ndodh atje në një ditë që tronditi jo vetëm Amerikën, por mbarë botën demokratike.

“Kjo është një ngjarje e cila do të shenjojë një kthesë të madhe në shoqërinë amerikane posaçërisht në fushatën elektorale të nëntorit, në fushatën presidenciale, ku pikët ndaj Presidentit Trump e sigurt është që do të shtohen", - tha z. Çela në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV. 

“Diferenca ndërmjet dy kandidatëve edhe pas debatit të parë për këtë fushatë në televizion midis dy kandidatëve, Biden dhe Trump ishte njëfarë diference e theksuar , por pas kësaj ngjarjeje që në fakt ishte e disata në historinë e SHBA-së, ku një kandidat për president apo president qëllohet, gjithmonë ka pasur një kthesë të rëndësishme ashtu siç pritet të ketë edhe kjo.

E sigurt është gjithashtu që shoqëria amerikane do të jetë edhe më e bashkuar përballë këtij diskursi dhe këtyre polemikave të theksuara ndarëse të krijuara kryesisht nga e majta në SHBA, nga Presidenti Biden dhe ekipi i tij, nga  mediet të cilat e mbështesin atë, të cilat edhe në këtë ngjarje kanë pasur tituj, po themi “bullizues” në njëfarë forme,  duke thënë se Presidenti Trump “rrëzohet në podium” a thua se ishte penguar diku dhe po binte; pra, media të rëndësishme si New York Times, Uashington Post apo një titull tjetër “Shërbimi sekret ndërpret takimin” a “dëgjohen zhurma”. 

Po flasim këtu për media tejet të rëndësishme të Amerikës që në fakt nuk është më në ditët e veta më të mira që priten nga kjo kthesë dhe fitorja besoj e padiskutueshme e Trump-it të kthejë Amerikën aty ku e meriton, në një lider, udhëheqës botëror, sepse Presidenti i SHBA-së më shumë se kaq është udhëheqës, është president i botës. Kështu që është një përplasje rrymash, përplasje idesh midis globalistëve të cilët janë pro asimilimit, cancel-imit të çdo kulture dhe patriotëve që traditat, vlerat kulturat e kohëve i quajnë si vlera për të bashkëjetuar të gjithë kombet pa përjashtuar njeri-tjetrin por duke vlerësuar lirinë e gjithsecilit, dinjitetin e gjithsecilit, se as liria, as dinjiteti, nuk duhen përjashtuar dhe të dyja pa njëra- tjetrën nuk do të ishin asgjë.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco