Shtypi grek: Beleri del nga burgu, eurodeputeti i Demokracisë së Re në 12:30 mbërrin së pari në Athinë

Shtypi grek: Beleri del nga burgu, eurodeputeti i Demokracisë së Re në 12:30 mbërrin së pari në Athinë

08:21, 15/07/2024
A+ Aa A-

Gazeta greke Protothema: “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do t’i diskutojmë në Athinë”, tha ai duke dalë 

Gazeta greke Protothema njofton sot se Fredi Beleri u lirua nga burgjet shqiptare pak para orës 7:30 të mëngjesit  për të udhëtuar në Athinë e më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet. 

“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë në Athinë”, tha ai gjatë daljes para gazetarëve.

Eurodeputeti i Demokracisë së Re pritet të mbërrijë në orën 12:30 në Athinë.

Kujtohet se Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e tij për leje pesëditore pas takimeve të njëpasnjëshme. Fredi Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të së shtunës 20 korrik për t'u rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Drejtoria e Burgjeve, sipas himara.gr, ka kërkuar nga Beleri informacion të plotë, duke përfshirë garancinë e udhëtimit, dorëzimin e biletës vajtje-ardhje, akomodimin dhe rregullimin e hotelit. Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel. 

Më në fund, siç u bë e ditur, ai do të udhëtojë i vetëm, i pashoqëruar nga zyrtarët e burgut, "përfundon gazeta greke.

Image 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco