'Leja shpërblyese' për Belerin me 2 vendqendrime: Në shtëpi në Himarë ose në adresën e caktuar në Francë

'Leja shpërblyese' për Belerin me 2 vendqendrime: Në shtëpi në Himarë ose në adresën e caktuar në Francë

07:15, 15/07/2024
A+ Aa A-

"Leje shpërblyese" quhet shkresa e lëshuar nga Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier për eurodeputetin  Dhionisios Alfred Petro Beleri, i cili ka dalë mëngjesin e 15 korrikut 2024 nga burgu i Fierit për vetëm pesë ditë.

Në shkresën e sjellë nga gazetari Xhemil Beharaj i SYRI TV thuhet se vendqendrimi i tij është në shtëpinë e tij në Himarë ose në adresën e caktuar në Strasburg të Francës.

"Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco