VIDEO/ Fredi Beleri del nga burgu i Fierit dhe niset për t'u betuar si eurodeputet në Strasburg

VIDEO/ Fredi Beleri del nga burgu i Fierit dhe niset për t'u betuar si eurodeputet në Strasburg

07:00, 15/07/2024
A+ Aa A-

Eurodeputeti Fredi Beleri ka dalë mëngjesin e sotëm me eskortë, rreth ores 6:30,  nga burgu i Fierit për t’u nisur drejt Strasburgut ku do të bëjë betimin si eurodeputet nga radhët e partisë greke Nea Demokratia.

Në dalje e kanë pritur disa media vendase, po ka spikatur pranie e disa mediave të njohura të Greqisë, si televizioni shtëtëror ERT, SKAI TV, OPEN TV etj, njofton gazetari Xhemil Beharaj i SYRI TV.

Fredi Beleri, i cili i fitoi zgjedhjet vendore si kryebashkiak i Himarës por që nuk u lejua ta merrte mandatin, ka dalë nga porta kryesore e burgut ku e ka pritur makina e ambasadas greke si dhe bashkëshortja e tij.

Beleri u përshëndet me gazetarët grekë që e pritën të parët me "Kalimera" , të cilëve u tha “jam i lumtur e ju falenderoj për mbështëtjen që më keni dhënë për kaq muaj. Të tjerat do t’i them në Athinë”, kurse për shtypin shqiptar tha se do të fliste në aeroport.

Përfaqësues të medias greke tek bisedonon midis tyre kanë thënë se: Beleri po shkon në Strasburg për t'u betuar si eurodeputet, ka marr leje 5 ditë, por a do të kthehet më?! Kjo dilemë do të vertetohet në përfundim të lejes së dhënë nga autoritetet shtetërore shqiptare për të.

Image

 

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, për largimin e tij të përkohshëm u ndoq kjo procedurë:

"Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco