VIDEO/ Ish-ambasadori: Berisha, një burrë që për nga stoicizmi mund të ketë të ngjashëm vetëm Donald Trump

20:04, 14/07/2024
A+ Aa A-

Ish-ambasadori Mal Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në tubimin qytetar që zhvillohet përnatë në ‘Rrugën e Shpresës’, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Berisha është ndalur te atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i uruar shërim të shpejtë, si dhe duke e krahasuar nga stoiciteti me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili po ashtu si Trump, u ngjit në skenë i gjakosur pas sulmit fizik në protestën që po zhvillohej në qendër të Tiranës.

‘Sali Berisha, një burrë që për nga stoicizmi mund të ketë të ngjashëm vetëm Donald Trump, në atë gjest që bëri atë ditë, duke dalë në tribunë i gjakosur e fali atentatorin e vet, një agjend sekret të policisë së fshehtë shqiptare’, theksoi ish-ambasadori.

Fjala e plotë e Mal Berishës: 

Të nderuar pjesmarrës

Të dashur qëndrestarë

I nderuar Lideri yne Legjenda jonë e demokracisë, Dr. Sali Berisha!

Më së pari, dëshiroj nga zemra t’i uroj ish -Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald Trump, shëndet e këndellje të shpejtë pas atentatit të mbrëmshëm që desh i mori jetën.

Është e vështirë të mendohet se sa i tmerrshëm do të ishte implikimi në shkallë botërore, nëse Zoti nuk do ta ndihmonte Presidentin Trump të shpëtonte nga ai sulm aq I rrezkishëm që synonte asgjë më pak se jetën e tij.

Lavdi Zotit ai e kaloi me dëmtime të vogla, gati të pa besueshme për probabilitetin që kishte rreziku që mbarte sulmi. 

Nuk është as e drejta dhe as detyra ime që po flas në këtë tubim të komentoj as të jap opinion rreth arësyeve që e çuan atë të ri amerikan të ndërmerrte aktin më ekstrem që mund të marrë qytetari i 330 miljontë i shtetti më të zhvilluar në botë. 

Por nuk mund të mos them se, ai akt dhe autori janë produkt i një luftë të ashpër, të egër dhe të paprniciptë e cila po e shoqëron fushatën elektorale në Shtet e Bashkuara të Amerikës. E majta amerikane, e cila tashmë njihet dhe dihet për agjendën e vet anti - familje, anti Zot dhe Natyrë, me emërtimet prindërore jo me emra por me numra, ka arritur që të hedhë aq shumë baltë dhe mashtrime mbi të djathëtn qoftë atje qoftë në Evropë sa t’I bëjë njerëzit se në horizont po shfaqet përsëri Nazizmi.

Pikturimi i Presidienti Trump me ngjyrat më të errëta të mundshme natyshit që do të nxiste urrejtjen e njërëzve që e besojnë atë propagandë deri në nivelin e ndërmarrjes së një akti ekstrem ndaj vetë ish – Presidentit dhe Presdentit të ardhëm.

Helmin ndaj këtij njeriu e ka hedhur i pari në median ndëkormbëtar Kryeministrii Shqipërisë Edi Rama. Natyrisht jo me mëndjen dhe guximin e tij por i nxitur, instruktuar, mësuar dhe inkurajuar nga qarqe anti Donald Trump. 

Të dashur miq!

Skena që pamë sot, në tërë televizionet e botës, nuk është një skenë e panjohur për neve.

Ju e dini që të njejtën gjë pësoi lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili po dilte nga zyra e tij për të udhëhequr një manifestim paqësor në ditën e një samiti alla Opera Buffa me lidërët e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Sali Berisha, një burrë që për nga stoicizmi mund të ketë të ngjashëm vetëm Donald Trump, në atë gjest që bëri atë ditë, duke dalë në Tribunë i gjakosur e fali atentatorin e vet, një agjend sekret të policisë së fshehtë shqiptare.

Por stoicizmi i tij u bë frymëzim për ne të gjithë si njeriu që i beson idelaeve demokratike, nuk e ndali dot asgjë përveç dorës së Zotit.

Ju e mbani mend atë të gjakosur. 

Por mbani mend edhe se asnjë gazetari nuk iu lejua të bëntë pyetje dhe ta bënte këtë akt kaq anti – demokratik një temë diskutimi në Samitin e Famshëm që prodhoi asgjë më shumë sesa të harxhonte miliona nga taksat tona dhe një promovim personal të organizatorit.

Po përse ndodhi kjo?

Dua ta përmend këtu sonte këtë fakt me subjektin enjë drame absurde, të shkruar nga shkirmtari Franko – Rumun, Eugjen Eneskun në vititn 1959.

Në atë kohë ai shkruajti dramën absurde 

The Rhino, ose në shqip Rinoceronti.

Fabula është e tillë:

Në një qytet të vogël, ku njerëzit jetonin të qetë në përditshmërinë e tyre, një ditë shfaqet një Rinoceront me hundën e tij të jashtëzkonëshme.
Sipas legjendave Rinoceronti ka aftësinë një po e preku njeriun me hundë, e kthen në Rinoceront. Kështu ai e prek me hundë qytetarin e parë të tij qyteti. Tani kemi dy rinocerontë në qytet. Këta të dy lëvizin nëpër rrugët e qytetit dhe secili prek nga jë qytetar tjetër. 

Tani qyteti ka katër rinocerontë. 

Këta të katër prikin nga një tjetër dhe kështu numri I rinocernotëve rritet në progression gjeometrik dhe I gjithë qyteti është na alaramë se do te kthehej në qytet rincerontësh.

Kjo bën që qyteti avash avash të ç’popullohej. 

Drama i takon atij teatri absurd I luajtur në skenë por që neve sot e shohim në jetën tonë të përditshme.

Një rinoceront ka prekur tërë drejtrsit i shtetit tonë dhe i ka kthyer në rinoceontë. 

Rinocerontët tanë prekin taksat tona, vjedhin taksat tona, japin para për objekte që nuk ndërtohen, bëjnë sikur kapin kriminelt por i njoftojnë pëprra se t’i arrestojë. 
Pastaj nëpërmjet të Thesari të Shteti ua dërgonë paratë atje në resortet ku janë.

Në fakt rinocerntit të sterilzimit dhe hemodializës ja cojnë paratë në burg sepse restoranti Gzona është hapur edhe tani që po flasim.

Më e keqja është se Ronicernti ynë ka aftësinë të prekë më noçkën e Flornjtëd dhe me jargët e veta të mbushë me dollar edhe xhepat e të huajve  që heshtin  sepse janë infektuar nga nocka e tij. Ai e kthen në rinocernt Megonigallin, Gjeneralin Italian Lisi, Ambadarë të ndryshëm, shefin e zbulimit rumun dhe cdo emisar që vjen në Tiranë. Sepse këtu është noçka, miniera e florinjtë e rinocerontit  që I paguan me paratë e taksave tona.

Për tu kthyer tek ngjarja e mbrëmshme

Çdo popull ka nevojë për heronjtë e vet. Stoicmi, guximi, qendrueshmëria e Presidentit Trump është frymëzim se si I bëhet Ballë të Keqes. Ai është shëmbulli më kuptimplotë sesi njerëit që kanë ideale nuk thyhen kurrë.

Nuk u thye as Trumpi jonë, Dr Berisha, as kur e përjashtun nga grupi parlamentar, as kur e shpallën non gratta, as kur, as kur ia morën vulën er partisë, as kur e burgosën.
Pranadaj Trimëria, stocizmi, qëndresa janë mjetet me të cilat mund të luftohet dhe tejkalohet e keqja që I kanoset demokracisë si në ShBa si në Shqipëri këkron qëndresë!

Këtë të keqe mund ta luftojnë vetëm Qëndrestarët ju.

Ata që flenë në demokraci zgjohen në Diktaturë është fjala sot.

Zgjohuni shqiptarë!

O sot o kurrë

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco