Veliaj në mbështetje të Tavos/ Këlliçi: Bravo SPAK për standardin e vendosur, që as në Afrikë nuk gjendet

Veliaj në mbështetje të Tavos/ Këlliçi: Bravo SPAK për standardin e vendosur, që as në Afrikë nuk gjendet

19:59, 14/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas njoftimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka shkuar në mbështetje të fushatës së kandidatit socialist për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavos.

‘Në vend të ishte pas hekurave për vjedhjen me inceneratorin fantazmë dhe hajdutërinë me bandën e tij 5D, pronari faktik i inceneratorit Tiranë, po tenton të eksportojë modelin e tij të vjedhjes edhe jashtë kryeqytetit’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi ka sulmuar edhe SPAK, që sipas tij ende nuk ka një njoftim zyrtar për ‘super aksionin’ me zero arrestime dhe zero ndalime për inceneratorin e Tiranës.

‘Pronari faktik vijon të bëjë pis këdo mundet, në mënyrë që ti marrë të gjithë me vete! Bravo SPAK-ut për këtë standard të vendosur, që as në Afrikë nuk gjendet’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Në vend të ishte pas hekurave për vjedhjen me inceneratorin fantazmë dhe hajdutërinë me bandën e tij 5D, pronari faktik i inceneratorit Tiranë, po tenton të eksportojë modelin e tij të vjedhjes edhe jashtë kryeqytetit.

Se çfarë u bë me masat e famshme të SPAK për inceneratorin, ende nuk di askush të japë një përgjigje!!!

Në një rast të papreçedentë, SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar për “super” aksionin me ZERO arrestime dhe ZERO ndalime. Milionat e eurove vazhdojnë të vidhen lumë…

Pronari faktik vijon të bëjë pis këdo mundet, në mënyrë që ti marrë të gjithë me vete!

Bravo SPAK-ut për këtë standard të vendosur, që as në Afrikë nuk gjendet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco