VIDEO/ Shtuni: Atentati ndaj Trump, politik! Dallimet duhet të zgjidhen të kutia e votimit dhe jo me plumba

19:35, 14/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ekspert i sigurisë ndërkombëtare, Ardian Shtuni ka folur për atentatin ndaj ish-president amerikan, Donald Trump dhe situata e sigurisë.

Shtuni theksoi se ‘ky ishte një atentat politik dhe duhet të presim në vijimësi për të parë se çfarë të dhënash të tjera do dalin, për të kuptuar se sa e thellë është kjo vorbull e dhunës politike e cila mund ta çojë vendin në një spirale të paparë dhune’.

Sipas ekspertit, kjo ishte një ditë jashtëzakonisht e errët në historinë e ShBA, i gjithë kombi duhet të flasë me një zë dhe duhet ta dënojë dhe se dallimet politike duhet të zgjidhen të kutia e votimit dhe jo me plumba.

Shtuni: Në këtë moment dimë atë që kemi parë, që ky ishte një atentat politik. Duhet të presim në vijimësi për të parë se çfarë të dhënash të tjera do dalin, për të kuptuar se sa e thellë është kjo vorbull e dhunës politike e cila mund ta çojë vendin në një spirale të paparë dhune dhe jemi duke folur për ShBA dhe normal që ka ndikim në të gjithë botën, siguria dhe stabiliteti i ShBA.

Prandaj them se ishte një ditë jashtëzakonisht e errët në historinë e ShBA, i gjithë kombi duhet të flasë me një zë dhe duhet ta dënojë, pavarësisht se ku qëndrojnë nga pozita politike. Kjo nuk është mënyra për të bërë politikë. Dallimet politike duhet të zgjidhen të kutia e votimit dhe jo me plumba.

Vendi është në një moment udhëkryqi, ose do të bashkohet ose do të përçahet në një mënyrë kritike. Të gjithë duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të gjejnë një formulë për të komunikuar dhe për të gjetur zgjidhjet e dallimeve tona nëpërmjet votave dhe jo në këtë mënyrë, kjo është absurde.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco