Rama-Dumani/ Leje Veliajt të financojë Tavon

Rama-Dumani/ Leje Veliajt të financojë Tavon

18:52, 14/07/2024
A+ Aa A-

Duhej të ishte pas hekurave, por Erion Veliaj  u shfaq sot në Jalë për të bërë fushatë për Vangjel Tavon.

Edhe pse për inceneratorin e Tiranës, disa persona po bëjnë burg dhe të tjerë janë në arrati, vetë pronari faktik po bën fushatë me paratë e djegësit që falë Altin Dumanit vazhdojnë të rrjedhin lumë.

I amnistuari i SPAK bëri edhe ironi përkrah Tavos për sezonin e dështuar të turizmit.

"Takoj një shok të vjetër, që ka qenë një mentor i imi, një mik i imi, kur kandidova për herë të parë në Gjirokastër. Ky është prefekti ynë i mrekullueshëm, Vangjel Tavo, i cili ka marrë përsipër një supersfidë. Nëse të gjithë bashkë japim një dorë, që Himara të jetë një histori suksesi e shqiptarëve të mirë që punojnë, Tirana, Himara dhe gjithë Shqipëria që shkëmben turistë, shkëmben eksperienca, do vazhdojë të lulëzojë. Forca Tirona, Forca Himara, me Vangjel Tavon”, deklaroi Veliaj.

Meqë ai bën sikur ka harruar, këto ditë rrjetet sociale janë mbushur me denoncimet që bënte tre vjet më parë Vangjel Tavo për Rilindjen e Edi Ramës dhe Veliajt që blejnë një votë për 500 euro.

Edhe Tavo ndoshta ka harruar kur mallkonte Rilindjen 3 vjet më parë se e ka zhytur vendin në varfëri dhe se e përdorin shtetin si makineri krimi për manipulimin e zgjedhjeve.

Ndaj kjo shfaqje e Veliajt sot shërben më shumë për të na kujtuar se Edi Rama dhe Altin Dumani e kanë amnistuar për të bërë fushatë me milionat e inceneratorëve.

Sepse siç tregon historia e Tavos, krimi më i amnistuar nga Dumani është ai elektoral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco