Sulmi ndaj Trump/ Lela: Si Berisha që e vazhdoi protestën e 6 dhjetorit pasi u qëllua, edhe Trump ngriti grushtin e luftëtarit

Sulmi ndaj Trump/ Lela: Si Berisha që e vazhdoi protestën e 6 dhjetorit pasi u qëllua, edhe Trump ngriti grushtin e luftëtarit

12:30, 14/07/2024
A+ Aa A-

Alfred Lela drejtor i komunikimit të Partisë Demokratike ka reaguar mbi atentatin ndaj Trump duke bërë një krahasim me rastin e kryetarit te PD-se, Sali Berisha.

Lela shprehet se ashtu si Berisha që e vazhdoi protestën e 6 dhjetorit pasi u qëllua me grusht dhe u plagos, edhe Trump ngriti grushtin e luftëtarit pak pasi një plumb i kaloi mm larg jetës.

Rasti Trump’ dhe ‘Berisha’: atentati, jo nga Croock, por nga mijëra duar de-humanizuese të kundërshtarit politik

Breshëria e drejtuar mbi presidentin Donald Trump është një akt terrorizmi i pastër politik. Kjo shënon një ndër rastet më ekstreme të polarizimit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që duhet të mbetet nuk është teoria e atentatorit si ‘ujk i vetmuar’, ‘me të meta mendore’, apo ‘kontrollit mbi armët’, por se si, gjuha e urrejtjes politike dhe mposhtja e kundërshtarit me mjete ekstra-politike ngjiz përçudni të tilla.

Donald Trump nuk u shënjestrua nga Mathew Croock, por nga mijëra duar të kundërshtarëve dhe komentatorëve politikë të së majtës, që e paraqisnin, dhe ende e shohin, si rrezik për demokracinë. Po ato duar u kthyen vetë dje në rrezik për demokracinë.

Përndjekja juridiko-politike, gjuetia e shtrigave, de-humanizimi i Presidentit Trump, prodhuan atë atentat politik që plagosi një kandidat presidencial, i mori jetën një të pafajshmi dhe plagosi dy të tjerë.

Krijimi i një tjetër Harvey Le Oswald në Amerikën politike-ironia është se nipi i JFK është në garën e sivjetshme presidenciale- është një plagë e re për këtë vend të madh, që pavarësisht të metave dhe problemeve, ende mbetet demokracia më e madhe në botë.

Nuk mund ta kalohet ‘rasti Trump’ pa u krahasuar me ‘rastin Berisha’. Ngjashmëritë janë të gjitha aty: Persekutimi i Berishës me gjykata në vitin e fundit, atentati fizik ndaj tij nga një person që, ashtu si Crook, u cilësua ‘ujk i vemtuar’, ‘me probleme mendore’ etj., dhe sidomos de-humanizimi i vazhdueshëm nga e majta progresiste dhe mbeturinat, jo të pakta, të komunizmit ekstrem në vend.

Ngjashmëria e fundit është resilience (forca) e tyre. Ashtu si Berisha që e vazhdoi protestën e 6 dhjetorit pasi u plagos, edhe Trump ngriti grushtin e luftëtarit pak pasi një plumb i kaloi mm larg jetës.’- shkruan Alfred Lela në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco