Harxhi: Atentati ndaj Presidentit Trump, ngjarja më e rëndë në Amerikë që prej atentatit dhe vrasjes së Kenedy

11:13, 14/07/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi ka reaguar pas sulmit me armë që u bë ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump.

Harxhi është shprehur se atentati ndaj Presidentit Trump, është ngjarja më e rëndë në Amerikë që prej atentatit dhe vrasjes së Presidentit Kenedy.

Postimi:

Miq të nderuar,

Atentati ndaj Presidentit Trump, është ngjarja më e rëndë në Amerikë që prej atentatit dhe vrasjes së Presidentit Kenedy.

Acarimi dhe polarizimi i tejskajshëm i politikës amerikane dhe botërore, ekstremizimi i të majtës dhe ringjallja e marksizmit me format e tij kulturore dhe ekonomike, për shpërbërjen e shteteve komb dhe familjes, sollën agravimin e politikës së civilizuar dhe pështjellimin e demokracive madje edhe atyre që ishin simbol në botë.

Kjo luftë ideologjike që drejtohet nga menaxherë korporatash dhe politikanë, drejtues shtetesh, ideologjikisht të majtë dhe lobe të majta për të prishur rendin botëror dhe të mirë financuara nga filantrop të majtë, por që për shumë vite që pas përfundimit të luftës së ftohtë u kamufluan me flamurin e lëvizjeve centriste dhe politikës “jo ideologjike”, e çoi botën dhe Amerikën in extremis.

Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij anti-establishmemt e prisnin këtë atentat si kulmim të esktremizmit politik në Amerikë.

U munduan, ta mundnin me manipulim, duke i marrë njerëzit më besnik gjatë presidencës së parë, e akuzuan për gjithëcka të mundshme dhe të pamundshme, e tallën, e përqeshën e anatemuan, e zhagitën gjygjeve të bujshme dhe publike, e përdhosën, i bën edhe atentat për ta asgjesuar por ai përsëri u ngrit dhe kërkoi luftën për demokracimë amerikane të vendosur nga etërit themelues të Amerikës.

Pas kësaj ngjarje Trump tashmë është de facto President i ardhshëm i SHBA-së dhe kjo ngjatje përbën kthesën më të madhe gjeopolitike që pas përfundimit të luftës së ftohtë.

E për Shqipërinë tonë të vogël, të gjitha i pamë që prej Majit 2021. Edhe Liderin tonë tentuan ta vrasin në dhjetor 2022 dhe menduan se do ta vrisnin politikisht dhe fizikisht. E majta kudo ka një turi!

Prandaj kjo është koha e kthesës së madhe dhe lufta e fundit kundër marksizmit dhe për demokracinë e vërtetë e të pandikuar që nis nga Amerika dhe shkon në çdo cep të botës duke përfshirë edhe Shqipërinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco