Mal Berisha: Trump edhe pse pa vdekjen me sy nuk u lëkund, u ngrit në këmbë dhe qëndroi në skenë

10:57, 14/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orë 10.00 në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Eneida Ndoci për të komentuar atentatin që u bë ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump ishte diplomati, Mal Berisha.

Berisha është shprehur se këto lloj atentatesh nuk janë zbardhur asnjëherë, sipas tij Trump nuk do ta ndërpresë fushatën dhe nominimin në konventën republikane do ta ketë të sigurtë.

"Këto lloj atentatesh asnjëherë nuk janë sqaruar deri në fund si në rastin e Trump. Në fakt ngjashmëria me Kenedin më duket se ekziston në mënyrë e ekzekutimit të atentatorit, zhdukja e tij zhduk dhe ndikimin, frymëzimin dhe shkaqet, i vetëm me një snajpër dhe pa i dhënë mundësinë që ai të paraqitet në gjyq ekzekutohet dhe ky ekzekutohet.

Retorika e palës tjetër të demokratëve kundër Trump se ky është rreziku i madh për demokracinë dhe botën, pasi ne kemi dëgjuar dhe retorika nga njerëz periferik të botës që ai nuk duhet të jetë kreu  i SHBA na bën ta shohim SHBA në me dhimbje në këtë, moment që ndodhet.

Duke uruar që Trump të mos ketë pësuar plagë të rëndë që të pengoi pjesëmarrjen dhe vendosmëria e tij për ti shkuar deri në fund kauzë mendoje nuk do ta ndërpresë garën dhe nominimi në konventën republikane e ka të sigurtë. Ajo pjesë e njerëzve që kanë qenë të stepur dhe indiferent te forca burrërore e Trump mund ti sjellë atij shumë vota dhe ata kanë nevojë për një model të heroizmit duke parë dhe grushtin që ngren në momentin kur plumbi i ka kaluar afër veshit e bën ate stoik, në krahasim me gafat që bën kundërshtari i tij, Joe Biden."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco