Lajmi i fundit

Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në zonën e Ali Demit

Xhaferri: Amerika shpëtoi nga një luftë civile!

Xhaferri: Amerika shpëtoi nga një luftë civile!

10:42, 14/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në SHBA ku u qëllua në një atentat kandidati për president, Donald Trump.

Xhaferri është shprehur se agjenda destabilizuese rrezikuan aleatin më të madh të kombit Shqiptarë drejt një konflikti të sigurtë nëse atentati ndaj Donald Trump do ishte i suksesshëm!

Postimi:

Agjenda destabilizuese rrezikuan aleatin më të madh të kombit Shqiptarë drejt një konflikti të sigurtë nëse atentati ndaj Donald Trump do ishte i suksesshëm!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë atentat dhe i uroj ish Presidentit, në të njejtën kohë kandidatit Republikan Donald Trump shërim të shpejtë!

Uroj njerëzit e përfshirë në organizimin e tij të zbulohen dhe të shkojnë para drejtësisë sa më parë! Nuk i bën nder ShBA-ve që ky atentat të kaloi pa pasoja për mendjet djallëzore që e dëshirojnë destabilizimin e faktorit kyç botëror që garanton mbijetesën e botë së lirë nga forcat e errëta autoritariane!

Zoti bekoftë SHBA!

Zoti bekoftë njerëzit e saj! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco