Nesho: Sulmi ndaj Trump, mësim shumë i madh për forcat politike që kërkojnë të intimidojnë opozitën

09:31, 14/07/2024
A+ Aa A-

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Agim Nesho në një lidhje me live me studion e lajmeve në SYRI TV ka komentuar atentatin ndaj kandidatit republikan per president ne SHBA, Donald Trump. 

I pyetur nga moderatorja Eneida Ndoci, në lidhje me sulmin ndaj Trump, Nesho u shpreh se kandidatit republikan, mund ti shërbejë për mirë kjo ngjarje në zgjedhje.

Gjithashtu Nesho u shpreh se kjo ngjarje është mesim shumë i madh për forcat politike që kërkojnë të intimidojnë opozitën, dhe kerkojnë ta politizojnë ate.

'Trump është personazh që ka rene viktime e ketij atentati, dhe kjo ngjarje do ti perkthehet ne vota.

Do të ketë unitet të të gjithë republikanëve, pasi kur vjen emocioni në politikë, njerëzit nuk votojnë ndaj çështjeve kryesore por votojnë me zemër duke dënuar këte akt të shëmtuar.

Ky është mësim shumë i madh për forcat politike që kërkojnë të intimidojnë opozitën, dhe kerkojnë ta politizojnë ate.

Sulmi ndaj Trump është këmbane alarmi ndaj nje autokrati si Rama, i cili kerkon të imponon zgjedhhet politike ne Shqipëri.'- u shpreh Agim Nesho ne SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco