'U plagos për shkak të ideve dhe vizionit të tij'/ Ilir Meta dënon sulmin ndaj Donald Trump

'U plagos për shkak të ideve dhe vizionit të tij'/ Ilir Meta dënon sulmin ndaj Donald Trump

08:21, 14/07/2024
A+ Aa A-

Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ndaj ish presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, thotë se u bashkohet lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump.

Ilir Meta thotë në reagimin e tij se Donald Trump u plagos për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.

U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!”, shkruan Ilir Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco