‘Lësho urdhër-arreste, hiq urdhë - arresti. Ver emra, hiq emra. Verja Lenës, hiqja Prenës’

‘Lësho urdhër-arreste, hiq urdhë - arresti. Ver emra, hiq emra. Verja Lenës, hiqja Prenës’

23:09, 13/07/2024
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Ajo qe ka ndodhur keto dy javet e fundit me aksionin e paralajmeruar gjysme-zyrtarisht, pastaj te pergenjeshtruar zyrtarisht, pastaj te vertetuar po zyrtarisht, te masave per inceneratorin e Tiranes eshte as me shume dhe as me pak, renia e shtetit ligjor. Me bythe mbrapsht madje. 

Mekanizmi qe u krijua me shume mundim per te pastruar kalbezimin masiv te shtetit, pra reforma ne drejtesi, sot u ekspozua si vater qendrore e ketij kalbezimi. 

Nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi, as ne ditet me te erreta te drejtesise se paventingosur dhe te korruptuar, qe zbatimi i ligjit te sabotohet ne keto permasa. Ose te pakten kur ka ndodhur, ka ndodhur publikisht, qe eshte shume me e ndershme se kjo tani. 

Kane nje muaj qe tundin masa, perfshire urdher arreste. Por si perfundim u mbeten ne dore dhe tani nuk po gjejne dot vendin ku ti fusin. Nuk eshte se ka shume alternativa ketu xhanem, po nejse. 

Nuk dihet kush dekonspiroi. Gjykata apo prokuroret apo policia? Por kjo nuk ka shume rendesi. Se pislleku me i madh i kesaj nuk eshte dekonspirimi. Dekonspirimi edhe mund te ndodhe ne kete vend. Turpi me i madh eshte menyra se si rrodhi e gjitha. 

Ver mandate, hiq mandate. Lesho urdher arreste, hiq urdhera arresti.  Vere emra, hiq emra. Verja Lenes, hiqja Prenes. 

Ne fund, perfunduan tek Denisi dhe Denisa. Tani ka mbetur vetem te gjejne ndonje si Aleks Xinxa dhe te thone ky eshte koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco