Sa e blenë Dumanin dhe Gjokën, Erion Veliaj, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha

Sa e blenë Dumanin dhe Gjokën, Erion Veliaj, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha

21:57, 13/07/2024
A+ Aa A-

Sot ishte dita kur SKAP dhe GJKKO vendosën përfundimisht të diskreditojnë dosjen më të nxehtë në historinë e korrupsionit në vend, atë për inceneratorin e Tiranës.

Ky ishte në fakt edhe diskreditimi final i SKAP.

Për ta kuptuar më mirë situatën, mjafton të shihje se si sot ai që duhej të ishte i pari pas hekurave, Erion Veliaj, reklamonte pastrimin e një pishine në Tiranë me cinizmin e një njeriu të pafytyrë.

Por çfarë ndodhi në këtë ditë me temperatura të zjarrta?

Në mëngjes, mediat raportuan gjerësisht se tre javë pas lajmeve se ishin lëshuar 21 urdhër-arreste për mega-aferën e inceneratorit të Tiranës, ishin lëshuar të paktën 9 mandate arresti.

Lajmi u raportua edhe nga disa media pranë qeverisë.

Për ta bërë akoma më joshës raportimin, u tha se kishte urdhër-arresti edhe për një gazetar.

Por shumë shpejt u mësua se nuk kishte asnjë të ndaluar nga ai që mediat pranë qeverisë janë mësuar ta quajnë si ‘mega-operacioni’ i SKAP.

Se kur ka qenë hera e fundit që SKAP ka vendosur dikë në pranga, kjo është një tjetër histori.

Por Altin Dumani dhe e gjykatësja me tre mbiemra, Irena Gjoka Maneku Shpata u dhanë kohën e mjaftueshme edhe atyre peshqve të vegjël të kësaj superskandali korruptiv që të largoheshin nga vendi.

Diku larg vendit, duke shijuar pushimet në këtë kohë të nxehtë, ata vazhdonin punën me pastrimin e parave. Kurse pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj kastile u nxirrte sot një pishinë përpara syve.

Se sa janë blerë Dumani dhe Gjoka për këtë amnisti të frikshme, kjo ndoshta nuk do të mësohet kurrë.

Por për të gjithë ata kolegë të medias, që jargaviten nëpër studio duke mbrojtur punën e SPAK, mjafton të shihni se u lëshua një urdhër-arresti për një koleg të tyre, që ishte vetëm një ushtar në perandorinë e medias që ka përfituar më së shumti nga afera e inceneratorit të Tiranës.

Ben Blushi dhe e shoqja, Eva, të zhytur gjer në qafë në këtë skandal, u amnistuan.

Po ashtu edhe Vjollca Hoxha e Topit, duke ia lënë të gjithë peshën mbi shpinë Endrit të Habilajve.

Më vonë, kreu i opozitës Sali Berisha denoncoi hapur se si SKAP kishte përgatitur amnistinë e radhës për këtë aferë, duke zhdukur pjesë të dosjes së ardhur nga Bullgaria.

Sepse siç ka raportuar vazhdimisht SYRI, atje u gatua vjedhja mediatike e inceneratorit me aktorë Blushin e Topit.

Sot shqiptarët dëshmuan përpjekjet për të groposur një aferë mafioze që ka lënë gjurmë kudo.

Por i nxehti i tmerrshëm i korrikut vetëm sa i nxori erën një kalbësire që nuk do të varroset kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco