Lajmi për planin për atentat ish-presidentit të Malit të Zi, Meta: Shqetësim për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë

Lajmi për planin për atentat ish-presidentit të Malit të Zi, Meta: Shqetësim për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë

21:48, 13/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmit se është organizuar një atentat ndaj ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se këto lajme janë shumë shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Reagimi i plotë:

Lajmi për planet e atentatit ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-presidentit, Milo Gjukanoviq, është shumë shqetësues për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Pas këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit. Janë ata që ekzekutuan ish-kryeministrin pro-evropian të Serbisë, të ndjerin Zoran Gjingjiq.

Ne qëndrojmë pranë ish-presidentit Milo Gjukanoviç, familjes së tij dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, me besimin e plotë se ai do të vazhdojë i palëkundur kontributet e tij për përshpejtimin e proceseve integruese dhe evropiane të Malit të Zi, për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore Shqipëri-Mali i Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco