Eurodeputet/ Burgjet i japin leje Fredi Belerit, del të hënën nga qelia

Eurodeputet/ Burgjet i japin leje Fredi Belerit, del të hënën nga qelia

21:33, 13/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i zgjedhur me votë i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të dalë të dielen nga qelia për të udhëtuar drejt Satrasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e celjes së punimeve të Parlamentit Evropian, ku ai ka fituar mandat me Partinë e Mitosakis.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka miratuar lejen Fredi Belerit për të marrë pjesë në çeljen e punimeve të Parlamentit Evropian.

Leja për Fredi Belerin do të jetë 5 ditore, teksa pritet që eurodeputeti tashmë të vizitojë Strasburgun.

Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik në seancën që do të zhvillohet në Strasburg.

Fredi Belerit iu mohua leja për tu betuar si Kryetar Bashkie në Himarë, mandat që e fitoi në zgjedhjet e 14 Majit.

Beleri vijon betejën gjyqësore ku akuzohet për krim zgjedhor.

Ishin mediat greke që një ditë më parë konfirmuar se autoritetet kishin miratuar lejen për Belerin për të marrë pjesë në seancën parlamentare të 15 Korrikut në Strasburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco