‘Këmbanë alarmi për Ramën’/ Ndoka: Protestë spektakolare! Me Bashën PD u mor peng

‘Këmbanë alarmi për Ramën’/ Ndoka: Protestë spektakolare! Me Bashën PD u mor peng

20:34, 12/07/2024
A+ Aa A-

Protesta e kombëtare e thirrur nga opozita mbrëmjen e 11 korrikut, për disa nga aleatët e saj ishte spektakolare. Për kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, numri i lartë i protestuesve, është këmbanë alarmi për kryeministrin Edi Rama.

‘Ishte një protestë spektakolare për mënyrën e organizimit, për nga pjesëmarrja, ku qytetarët i’u përgjigjën thirrjes së bërë nga opozita për një protestë kombëtare. Protesta në tërësi është njësi matëse, askush nuk pretendon që me një protestë të rrëzojë kryeministrin apo qeverinë, por ishte një këmbanë alarmi që kryeministri duhet ta lexojë qartë. Kemi një qeveri të zhytur në korrupsion, me skandale të shumta, një ndër to edhe Bashkia e Tiranës me drejtorët e arrestuar’.

Sipas Ndokës, protesta e 11 korrikut ishte edhe një test për opozitën, që të krijonte besim te qytetarët.

Sipas Ndokës prej tre vitesh PD mbahej peng nga Rama, falë edhe ndihmës që i ka dhënë ish-drejtuesi i saj, Lulzim Basha.

‘Nuk ka munguar përkrahja e qytetarëve në protesta në asnjë rast. Opozita nuk ka qënë në lartësinë institucionale. Prej tre vitesh partia më e madhe e opozitës ishte kapur peng nga kryeminstri. Si fillim lideri Lulzim Basha dhe nëpërmjet tij kapi logon, vulën, emrin, financat dhe ccdo gjë tjetër të kësaj partie, duke e bërë opozitën inekzistente. Ky proces tashmë ka marrë fund dhe rritur besimin e qytetarëve. Realizimi i proteste të përmasave të 11 korrikut, ka nevojë për bashkimin e partive opozitare, jam dëshmitar i tyre në 30 vite. Pjesëmarrja ishte tregues se nuk u mbështet vetëm kauza politike, por edhe përtej saj. Protesta i kaloi edhe pritshmëritë e skeptikëve më të mëdhenj’.

Kreu i Partsië Demokristiane, Nard Ndoka, theksoi gjithahstu se partitë opozitare sot i bashkon qëllimi i përbashkët, rrëzimi i Edi Ramës si kryeministër./CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco