VIDEO/ Berisha: Ne nuk u mposhtëm në rrugën tonë. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta!

20:30, 12/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri një rezyme të aksionit opozitar dhe rrugëtimit epik të demokratëve që nga foltoret dhe deri te protesta e djeshme madhështore përpara Kryeministrisë.

‘Ne nuk u mposhtëm në rrugën tonë. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta!’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Sepse dje ju faktuat se në këtë vend që sundohet nga narkoshteti, me drejtësi të kapur dhe shfrytëzuar nga Edi Rama si armë kundëropozitës, me mediat kryesore të blera nga paratë e inceneratorëve, me mafien e Xhorsh Sorosit të investuar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, ju faktuat se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit.

Drejt fitores së Shqipërisë, drejt triumfit të lirisë.

Bashkë kemi bërë një udhëtim mbresëlënës duke nisur nga foltoret e para deri te protesta madhështore, te cunami i djeshëm.

Dhe për këtë rrugëtim epik, ju keni mirënjohjen më të pakufishme.

Për këtë rrugëtim epik ia vlen sot të thuhen disa fjalë.

Miqtë e mi, e nisëm këtë lëvizje në kohën më të vështirë, në ditët kur opozitës shqiptare iu bë atentati më i turpshëm, që gjykimi i historisë do e damkosë si episodin më të zi për demokracinë shqiptare.

E nisëm këtë rrugëtim, sepse donin të na shpërbënin. Donin të na caktonin kryetarin. Donin të na shndërronin ne motër të partisë se krimit. Donin të na fshinin identitetin. Donin të përçanin.

Kjo do të ishte për Shqipërinë atentati më i rëndë.

Sepse shkatërrimi i opozitës po bëhej që narkoshteti i Edi Ramës ta kishte të shtruar rrugën e sundimit absolut. Për ti vjedhë shqiptarët i pashqetësuar. Për të dëbuar shqiptarët pasivisht nga Shqipëria.

Po si mund ta pranonin ne këtë? Ishim pak veta atëherë. Akoma më pak besonin se do t’ia dilnim.

Por kauza jone ishte e drejtë.

Dhe ne bëmë detyrën tonë.

Nisëm foltoren. U shtuam në numër. Nga dhjetëra veta, u bëmë qindra e qindra.

Vazhduam me Kuvendin e Dhjetorit. Nga qindra e qindra, u bëmë mijëra e mijëra.

Vijuam me procesin e Rithemelimit. Ndonëse na luftuan me gjithë angazhimin e mafies së Xhorxh Sorosit. Më gjykatat që na sekuestruan simbolet e Partisë. Me McGonigalët që kontraktoheshin për të goditur Sali Berishën.

Ne sërish, nga mijëra e mijëra u bëmë dhjetëra mijëra.

Vazhduam të palëkundur në farsën zgjedhore të majit 2023. Aty ku u planifikua dhe zhdukja jonë. Duke ndaluar emrin e Sali Berishës në fletë votimi. Pa asnjë financë. Pa vëzhgues. Pa numërues. Pa komisionerë. Pa logo. Po ne nuk u mposhtëm. Nuk u tutem, nuk u zbrapsëm. Iu dhamë përgjigjen tmerruese që meritonin. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco