VIDEO/ Qytetarja: Shkova në protestë sepse e dua kombin tim dhe dua të jetoj në vendin ku kam lindur

20:20, 12/07/2024
A+ Aa A-

Fjalën, në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, e mbajti dhe qytetarja, pjesëmarrëse gjithashtu edhe në protestën e djeshme para kryeministrisë.

Ajo teksa renditi arsyet se pse mori pjesë në protestën e mbrëmshme, u shpreh se arsyeja kryesore është dëshira për të jetuar në vendin ku ka lindur, ndonëse krijimi i të ardhmes në Shqipëri, duket shumë i vështirë.

Isha një nga ato që mbrëmë në protestën madheshtore, një nga të rinjtë që protestonin.

Protestonim për moshatarët tanë të ikur.

Për të afërmit tanë që kanë vdekur në duart e kësaj mjekësie, dhe asesi jo për faj të mjekëve.

Protestonim për arsimin, për korrikulat absurde dhe veçanërisht për mësuesit ... që më së shumti po e vuajnë hemoragjinë e emigrimit të të rinjve.

Protestonim për shqiptarët që vidhen dita-ditës me anë të tenderave fiktivë.

Protestonim për Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën, e shumë e shumë viktima të tjera të këtij pushteti bastard.

Dhe nga këto skandale galopante, së paku, duhet të jepnin dorëheqjen mininstrat e shëndetësisë, arsimit dhe patjetër drejtësisë.

Kur më pyetën pse do shkoja në protestë, arsyet ishin të shumta dhe të pafundme por u përgjigja ‘’sepse e doja kombin tim dhe dua të rritem në vendin ku kam lindur, por është shumë e vështirë të krijosh të ardhmen në një vend ku më së shumti qeveria përbalt rininë.

Dhe po, patjetër, isha në protestë edhe për Sali Berishën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco