VIDEO/ Abilekaj: Me qeveri teknike përfitojnë të gjitha palët, përveç atyre që nuk duan të bëjnë zgjedhje

19:56, 12/07/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar sot në një intervistë në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko u shpreh se me një qeveri teknike përfitojnë të gjitha palët, përvec atyre që nuk duan të bëjnë zgjedhje.

I pyetur se cili ishte thelbi i protests së mbremshme ai u shpreh se thelbi i asaj proteste është qeveria teknike, e cila vjen edhe si pregatitje e opozitës me një plan për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme.

'Kërkesa për qeveri teknike është kërkesa më e rëndësishme e protestës e cila duhet të vijë si një presion shumë i madh i opozitës ndaj qeverisë. Qeveri teknike nuk do të thotë ajo qeveri e përbashkët që u bë në 2017, që ishte një karagjozllëk.
Qeveri teknike është një qeveri teknikë pa pjesëmarrje politike, jo gjithëpërfshirëse.
 Shkuarja në zgjedhje pa Edi Ramën është shumë e rëndësishme sepse , jo se ai nuk e ka filluar punën që tani me të gjithë elementët biznes, krim, administratë, me të gjithë elementet që përdor në zgjedhje për ta parazhvendosur rezultatin, por sepse të gjithë këta faktore do intimidohen nëse nuk do të kenë mbeshtetjen e kryeministrit.
Me një qeveri teknike përfitojnë të gjitha palët përvec palëvë që nuk duan të bëjnë zgjedhje, nëse PS do të bëjë zgjedhje ateherë duhet ta pranojë qeverinë teknike.
'- shprehet z.Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco