Protesta kombëtare e shqiptarëve/ Kopliku: Nuk do të ketë zgjedhje të lira pa lirimin e kryetarit të PD

10:13, 12/07/2024
A+ Aa A-

Kërkesa këmbëngulëse për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin drejt zgjedhjeve, dhe tensionet më pas përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, shënuan protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së enjtes.

Tedi Kopliku, anëtar i departamentit “Brain Gain” pranë Partisë Demokratike i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa lirimin e kryetarit  të opozitës të vetmes strukturë politike e organizimin njerëzor që i ka qëndruar këtij regjimi përballë që nga viti 2013 e këtej.

Deklarata e tij:

“Para qeverisë teknike unë besoj se janë disa pika që duhet t’i realizojmë dhe ne e kemi diskutuar me departamentin ‘Brain Gain’ që shumica ndodhen jashtë dhe bie dakord me parafolësin që ka shumë rëndësi edhe përzgjedhja e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD.

Për të arritur deri tek zgjedhjet ne duhet të jemi gati si parti dhe kjo fillon me organizimin e strukturave, sepse ne duhet të pranojmë që strukturat e PD kanë pasur probleme e vështirësi e nga këto vështirësi që ka kaluar PD që janë komplet artificiale siç është edhe çështja e vulës, non-grata apo këto historitë e lobimeve në radhë të parë të zgjedhurit duhet të jenë ato më me integritet për të përcjellë mesazhin.

E dyta, duhet që të jetë edhe vazhdimi i protestës si ajo para bashkisë si ajo e thirjes për lirimin e doktor Berishës, nën arres shtëpie tashmë prej disa muajsh, pika e tretë do ishte demaskimi i patronazhistëve, pasi ne shpesh herë themi ‘patronazhistë’ por ato kanë emra e mbiemra dhe duhet të jetë Partia Demokratike ajo që i jep emër e mbiemër këtyre personazheve që do të dënohen.

Jo vetëm dje, por edhe në protesta e mëparshme mesazhi që dha Zoti Berisha e të gjitha aksionet opozitare e kanë kuptuar që nuk ka rrotacion opozitar pa Partinë Demokratike.

Megjithatë unë besoj se nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa lirimin e kryetarit  të opozitës të vetmes strukturë politike e organizimit njerëzor që i ka qëndruar këtij regjimi përballë që nga viti 2013 e këtej.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco