VIDEO/ Qindra protestues nga Lezha nisen drejt Tiranës për protestën e opozitës te Kryeministria

18:41, 11/07/2024
A+ Aa A-

Protestës së thirrur nga opozita për të protestuar mbrëmjen e sotme në orën 20:00 përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, vjedhjes dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, si dhe për të kërkuar lirimin nga arresti politik të kryedemokratit Sali Berisha, i janë bashkuar edhe qindra qytetarë nga Lezha.  

Sipas deputetes demokrate Lindita Metaliaj,  janë me qindra qytetar nga Qarku i Lezhës të cilët do marrin pjesë në protestë.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen dhjetëra makina të veshura me flamuj kombëtarë dhe të PD-së, duke ardhur për në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco