VIDEO/ Bledian Koka: Opozita është pagëzuesja e dërgimit në burg të lordëve të Tiranës. Protesta e sotme ...

18:35, 11/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, për të diskutuar për protestën e sotme të opozitës, është shprehur se 99.9 për qin të çështjeve që janë nën hetim, janë denoncime të opozitës.

Sipas gazetarit Koka, ‘prokuroria që detyrohet të bëjë hapa breshke në drejtim të Erion Veliajt është për shkak të asaj proteste që bëhet çdo të premte para bashkisë’.

‘Gjashtë muajit e fundit të Shqipërisë, janë fiks ajo që thotë Edi Rama me të drejtë, që ju nuk keni parë asgjë. Nëse i referohemi vetëm 6 muajve të fundit, dëmit që është bërë, mungesës së investimit për qytetarët, është një dëm që nuk e ka efektin 6 muaj, por është një dëm që e ka efektin 4 vite.

Cila është detyra e opozitës?

Opozita pasi i ka denoncuar hap pas hapi, për të mos thënë se ka qenë ajo promotorja e 99.9 për qind të denoncimeve, që sot janë zyrtarizuar nga prokuroria, si skandale nën hetim, i ka bërë opozita.

Dhe pasi ka bërë gjithë këtë punë, opozita duhet të tregojë se sa ka shkuar ky mesazh, të paktën tek mbështetësit e vet. Logjikisht dhe maksimalisht duhet protestuar edhe opinioni publike.

Protesta e 20 shkurtit ishte ndër më të mëdhatë që ka organizuar opozita në 10 vitet e fundit. Jemi në kuadrin jo të protetës, por të manifestimit.

Opozita është pagëzuesja e dërgimit në burg të atyre që shikoheshin si lordët e paprekshëm, të paktën në Tiranë. Ata të 5 të Erion Veliajt ishin lordët e Tiranës, që lëviznin fijet. Ilir Beqaj sot është në burg, për shkak të një presioni të ardhur prej kohësh, nga opozita.

Prokuroria që detyrohet të bëjë hapa breshke në drejtim të Erion Veliajt është për shkak të asaj proteste që bëhet çdo të premte para bashkisë. Sa herë që shikoni në ekran njerëz që tallen me idenë se nuk ishte kjo protestë, në fakt e kundërta është e vërtetë.

Rrugëtimi i opozitës deri në këtë pikë, është në rrugën e duhur’, tha gazetari Bledian Koka në SYRI TV, gjatë diskutimit të tij.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco