VIDEO/ Qytetarët i bashkohen thirrjes së opozitës, qindra protestues nisen nga Lushnja drejt Tiranës

18:30, 11/07/2024
A+ Aa A-

Qindra protestues nga Lushnja i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe mazhorancës së tij socialiste, si dhe kërkesës për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një prononcim për mediat, Sekretari i PD Dega Lushnje, Klement Çela shprehet se protesta e thirrur nga opozita bëhet për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Çela: Edhe Lushnja i bashkohet protestës së sotme kombëtare në orën 20:00 përpara Kryeministrisë në Tiranë. Mobilizimi në degën e Lushënjës ka qënë gjithmonë në lartësinë e duhur me një numër të konsiderueshëm makinash dhe njerëzish të angazhuar në mënyrë private por edhe me angazhimin tonë si degë pasi protesta është e vetmja mënyrë që ne si komb t’ja dalim të jetojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco