VIDEO/ Maho: Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare

15:51, 11/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi protestën e opozitës ishte gazetari Arman Maho.

Maho është shprehur se largimi i Ramës është një emergjencë kombëtare pasi situata me ekonominë, sigurinë është në nivelet më alarmante.

"Gjendja ekonomike, siguria, të gjithë këto afera korrupsioni që kanë karakterizuar qeverinë e rilindjes kanë shkaktuar një lloj indinjate te njerëzit dhe ka ardhur koha që të mos hiqen më shqiptarët si nordikët.

Ka ardhur koha që largimi  i Ramës është një emergjencë kombëtare, kjo është si për të majtët dhe për të djathtët pasi largimi i sektit të rilindjes është një shërbim që mund ti bëjmë këtij vendi dhe që këtë duhet ta kuptojmë të gjithë.

Jemi kthyer si në vitet 90 ku u ngritën të gjithë kundër regjimit që u bë i mundur rrëzimi i regjimit dhe Rama nuk ndryshon nga ai regjim pasi është i aftë që të luaj çdo gjë që të mbaj pushtetin.

E gjithë kjo skemë që karakterizon këto lloj sipërmarrje kriminale të qeverisë ka ardhur koha të rrëzohet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco