VIDEO/ Vokshi: Protesta do të mbështetet fuqishëm nga qytetarët, pjesë e saj do të jenë shumë socialistë të ndershëm

15:14, 11/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e lajmeve të orës 15.00 në 'SYRI TV' me moderatorin, Arnold Kariqi për të dhënë detaje të reja sa i përket protestës së paralajmëruar nga opozita ishte anëtarja e kryesisë së PD, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur së në takimet e zhvilluara nga përfaqësues të PD në terren kemi hasur një mbështetje të fortë sa i përket zhvillimit të protestave po ashtu ka pasur dhe socialistë të cilët kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e kësaj proteste.

"Kemi prekur çdo qytet të Shqipërisë, në çdo lagje në çdo rrugë dhe në çdo derë për ti bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë më të korruptuar të Europës.

Kemi bërë takime me strukturat e PD dhe kemi parë një entuziazëm të madh në ato takime që kemi zhvilluar, kemi pasur dhe shumë socialistë që kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e protestës të organizuar nga PD dhe opozita e bashkuar.

Nga informacionet që kemi marrë dhe kontaktet që ka pasur zyra e organizmit të PD ka dhjetra mijëra qytetar që janë nisur dhe janë në pritje për tu nisur dhe do të jetë një nga protesta më të mëdhaja të organizuar nga opozita dhe PD."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco