VIDEO/ Muçollari: Sot protesta do të jetë një uragan që do të shkundë themelet e kësaj shoqërie

14:54, 11/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari i ftuar në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, ka folur në lidhje me protestën e sotme në orën 20:00 që do të organizohet përballë kryeministrisë.

Muçollari u shpreh se, protesta e sotme do të jetë një uragan që do të shkundë themelet e kësaj shoqërie

‘Sot qytetarët na kanë dhënë një mbështetje të madhe.

Unë kam besimin se do të jetë protesta më e madhe e realizuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm të pluralizmit.

Ka qenë përgjegjësi e opozitës, për ti bërë njerëzit të besojnë se opozita po bën opozitë.  Ne kemi pasur shumë probleme në këto 12 vite opozitë. Ne dëshmuam se, dhe e vetme, pa vulë, pa fonde, pa komisionerë, me liderin e opozitës në izolim politik, pa fakte, prova dhe asnjë akuzë, ja doli të tregojë se opozita është fryma e këtij vendi.

Në këtë aspekt ne nuk mund të presim që gjithçka të ndryshojë brenda një dite.

Protesta e sotme në opinionin tim do të jetë një uragan që do të shkundë themelet e kësaj shoqërie. Do të ndryshojë raportin e pushtet ushtruesit me qytetarin.

Në konceptin tim, në një demokraci kaq tranzite sa është Shqipëria, protesta duhet të jetë një institucion më vete. Dhe sot ka nevojë që protesta të jetë institucioni më i fortë dhe më i fuqishëm në Shqipëri.

E vetmja formë për të ja dalë është nëpërmjet përballjes dhe protestës dhe përqafimit të kauzave të qytetarëve.

Protesta është kombëtare. Patjetër që do të vijnë dhe qytetarë nga rrethet, kështu që Tirana do të mbizotërojë protestën dhe Tirana do të flasë’, tha Grigels Muçollari në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco