VIDEO/Metalia: Të protestojmë për Lezhën, të protestojmë për të ardhmen

13:34, 11/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metalia në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje të gjithë qarkut të Lezhës që të dalin në protestën e thirrur nga opozita.

Metalia është shprehure se arsyet për të protestuar janë të pafundme pasi situata në të cilën ndodhet qarku i Lezhës është në nivele të mjerueshme.

"Në cilësinë e deputetes së qarkut Lezhë gjej mundësinë që të ftoj çdo banorë të Lezhës që të n bashkohen në protestën mbar kombëtare në ore 20.00 në Tiranë.

Arsyet për të protestuar janë pa fund, sot 47 % e fëmijëve nuk ushqehen si duhet, të protestojmë për ata 1 milionë qytetarët që janë larguar. Të protestojmë për situatën në bujqësi.

Të protestojmë për mjekët, infermierët për shërbimin shëndetësor që është në nivele të mjerueshme. Le të protestojmë për të gjithë ata banorë të Lezhës. Të protestojmë për të rikthyer  Lezhës dinjitetin e nëpërkëmbur dhe bashkinë e cila është e marrë peng.

Rama ka kthyer mafien në shtet dhe shtetin në mafie. Ti japim dorë besa-besës dhe për një ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për vendin tonë ku jemi lindur dhe rritur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco