Kreu i PD Lezhë, Gjoni: Të protestojmë për Shqipërinë, qeveri teknike që të garantohen zgjedhje të lira dhe të drejta

13:31, 11/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës, Gjin Gjoni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar në sheshin Nënë Tereza, Tiranë.

Gjoni është shprehur se Shqipëria është në situatën më të vështirë dhe kritike të saj si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit, krimit dhe emigracionit.

"Protesta është thirrur dhe në kuadër të sensibilizimit për çështjen e shpopullimit kjo u pa dhe nga manipulimi që i bënë censusit. Popullsia e larguar është shumë më e madhe nga ajo që është raportuar. Ne si drejtues të rrethit të Lezhës e kemi ndjerë në çdo zonë dhe fshat ku shkojmë se numri i emigracionit është shumë i lartë.

Sot është e pamundur të shkosh në zgjedhje me qeverinë aktuale dhe kërkohen një qeveri teknike. Njerëzit duhet të kenë mundësi të votojnë të qetë dhe të lirë. Shqetësim i lartë është dhe skandali që ka prekur shëndetësinë si në rastin e onkologjikut. Mjekësia është një nga fushat që ka një kosto të jashtëzakonshëm për qyetatarët dhe shëndetësia falës mbete vetëm një postualt.

Kjo është qeveria më e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar dhe protesta është e domosdoshme për të larguar këtë narko shtet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco