SYRI TV/ Vijojnë zvarritjet e hetimeve për Berishën, Gjokutaj: Arsyet e zvarritjes së hetimeve i di vetëm Edi RamaA

SYRI TV/ Vijojnë zvarritjet e hetimeve për Berishën, Gjokutaj: Arsyet e zvarritjes së hetimeve i di vetëm Edi RamaA

13:30, 11/07/2024
A+ Aa A-

SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka vijojnë me zvarritjen e procesit të hetimeve për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Sot në Gjykatë u zhvillua seanca e radhës për shtyrjen e hetimeve, kur ende nuk ka asnjë provë apo akuzë. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh pas seancës, se arsyet e kësaj zvarrritje i di vetëm Edi Rama dhe gjyqtarja Irena Maneku.

Syri tv

Prokuroria e Posaçme dhe gjyqtarja Irena Maneku Gjoka vijojnë zvarritjen e hetimeve dhe procesit për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin. Sot është zhvilluar seanca e radhës për zgjatjen edhe me 3 muaj të hetimeve, ku Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj në mungesë të provave për të ngritru akuzë kërkojnë ende kohë për hetime, e për më tepër pa kryer ende një ekspertizë financiare. Pas përfundimit të seancës së sotme, të shtyrë që avokatët të tërheqin aktet e prokurorisë, Genc Gjokutaj deklaroi se për këtë zvarritje nuk ka asnjë argument, por arsyet mund ti japi vetëm Edi Rama dhe gjyqtarja.

Një tjetër proces për zëvendësimin e masës së sigurisë është duke u zhvilluar në Gjykatën e Lartë, ku sot u shqyrtua kërkesa e avokatëve për përjashtimin e trupës gjykuese, kërkesë e cila u refuzua.

Janë disa kërkesa që në të njëjtën kohë po shqyrtohen në Gjykatën e Lartë siç dhe në shkallët e ulëta për masën e sigurisë të liderit të opozitës, ku për një prej kërkesave për shuarje të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë pritet të shprehet në datën 16 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco