SYRI TV/ Tentohet manipulimi i zgjedhjeve te 'Mjekësia', Arben Gjata, subjekt i SPAK, kërkon ndërhyrjen në garë

12:32, 11/07/2024
A+ Aa A-

Ndër të paktat gara, apo e vetmja garë ku kishte kandidatë rivalë në zgjedhjet e mbajtura në Universitete po tentohet të manipulohet nga të besuarit e Rilindjes. Arben Gjata, rektori në largim, nën akuzë për abuzimet me fondet ka urdhëruar rinumërimin e votave në Fakultetin e Shkencave Mjekësore disa ditë pasi kutitë e votimit i morën dhe i mbyllën në zyrë. Ky skandal ka për qëllim rrëzimin e rezultatit ku vota e studentëve përcaktoji dekanin e ri të këtij fakulteti. Por duket se kjo nuk i pëlqeu Gjatës, që tashmë kërkon rinumërim për të vijuar pengmarrjen e fakultetit me të besuarën e tij.

Syri tv

Zgjedhjet në universitete ishin në të shumtën e rasteve pa garë dhe me kandidatë të vetëm, ashtu siç i ka hije “Rilindjes” që tani ka shtrirë pushtetin me patronazhistë edhe mbi universitete. Universiteti i Shkencave Mjekësore ishte ndër të paktët që kishte kandidatë përballë dhe garë. Dekania në largim humbi me një rezultat të ngushtë për shkak të votave të studentëve që përmbysën votat e pedagogëve duku u bërë fakulteti i vetëm që studentët zgjedhin dekanin që duan. Pa asnjë kontestim, komisioni zgjedhor shpall fituesin. Dekania në largim, pasi mban në zyrën e të besuarit të vet kutitë e votimit për disa ditë, kërkon rinumërim.

“KIZ” refuzoi kërkesën e saj pasi gjatë procesit të numërimit nuk kishte asnjë kontestim, dhe vetëm pasi dekania fitoi akses mbi kutitë, ajo bëri një kërkesë të tillë. Pas refuzimit të “KIZ”, futet në lojë rektori në largim, subjekt i SPAK për abuzime me fondet e tenderat i përfshirë edhe në koncesionet e shëndetësisë, dhe urdhëron komisionin që të kryej rinumërimin sipas interesave të tij. Gjata, rektori në largim, që në pamundësi të kandidojë sërish, bëri të mundur që për rektor të Mjekësisë të ishte vetëm një kandidat i vetëm, dekani i Mjekësise deri tani, dhe bashkëshortja e tij të zgjidhet dekane pa rival në vend të ish-dekanit që tani u zgjodh rektor po pa rival. Arben Gjata me një shkresë si rektor në largim, urdhëron komisionin e apelimit që të urdhërojë “KIZ” të rinumërojë votat pasi ato kuti posedoheshin prej ditësh nga staf i dekanes humbëse dhe pa asnjë akses kontrolli nga rivali fitues. Në të vetmin rast ku fituesi doli jashtë rrethit të tyre, rreth që kanë përfituar miliona para publike dhe projekte të paracaktuara për familjarët e tyre.

Kujtojmë këtu që Arben Gjata është rektori qe po ndiqet penalisht nga SPAK për sterilizimin miliona eurosh. Por jo vetëm kaq ekspertët e mjekësisë shprehen se Arben Gjata nuk duhet të ishte fare në detyrë, pasi ligji për arsimin e ndalon një person nën akuzë për abuzimet me fondet të mbajë poste drejtuese. Por duket se fijet e tij politike tek rilindja për të mbajtur peng këtë Unioversitet tashmë, në largim të Gjatës po planifikojnë pasardhësit e tij. Prej 8 muajsh, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, është marrë nën hetim si “i pandehur” nga SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vënë nën masën penale “Detyrim paraqitje” të oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Rektori Arben Gjata, ka kryer veprat penale të mashtrimit zyrtar në bashkëpunim, falsifikimit të raporteve të kostove financiare publike dhe favorizim subjektesh private, në aferën e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me pasojë vjedhjen e 100 milionë Euro nga buxheti i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco