Xhaferri: Rezonanca jashtë funksionit/ Në QSUT vetëm zyra e lëvrimit fondeve për tenderat korruptiv nuk çedon!

Xhaferri: Rezonanca jashtë funksionit/ Në QSUT vetëm zyra e lëvrimit fondeve për tenderat korruptiv nuk çedon!

11:39, 11/07/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Pasi ska kaluar ende tronditja nga skandali i Bandës Onkologjikut, ku shqiptarët u tronditën nga mizoria dhe babëzia e pazarit me vdekjen, rezulton se aparatura e  rezonancës në QSUT prej dy javësh është jashtë funksionit. 

Ky është një rast i përsëritur, teksa me mijëra pacientë janë të detyruar që ti drejtohen klinikave private rreth e rrotull QSUT me çmime të kripura për një shërbim për të cilin i paguajnë taksa shtetit të tyre. 

Prishja e rezonancës lidhet qartë me interesat klienteliste në QSUT që është kthyer si Bursa e Vdekjes në Ballkan. 

E vetmja zyrë në QSUT ku puna nuk çedon asnjëherë është zyra e financës ku lëvrohen fondet e majme për PPP korruptive dhe fasadat e QSUT, teksa në çdo repart tjetër aparaturat nxirren jashtë funksionit. 

Korrupsioni në shëndetësi nuk ka vetëm pasoja në financa, por edhe në jetët tona, ndaj sonte të gjithë do të jemi në shesh kundër arkitektit të Bursës së Vdekjes Edi Rama, njeriut që përcaktoi se paratë e shqiptarëve të dedikuara për shëndetësinë të shkojnë për financuesit e karrierës së tij politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco