VIDEO/ Harxhi: Protesta është thelbësore për demokracinë, Berisha është i vetmi burgosur politik në europë

11:19, 11/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit, Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar mbi protestën kombëtare që do të zhvilloi partia demokratike ishte anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Harxhi është shprehur se arsyet për të protestuar janë me qindra por sot në vendin tonë është i vetmi i burgosur politik në europë, kreu i opozitës Sali Berisha.

"PD nuk ka për qëllim që të joshi ndërkombëtaret me aktivitete e saj përkundrazi qëllimi i saj është të mbledhë rreth vetës sa më shuam qytetar të cilët janë të zhgënjyer nga qeveria

Kjo është një protestë për dinjitet duke parë që është dhunuar morali, ndërkombëtar dhe asnjë prej ndërkombëtarëve nuk mund të dalë kundër këtij morali.

Kjo është një protestë kundër narko shtetit dhe nuk ka asnjë ndërkombëtar që mund të dalë kundër fakteve si McGonigal, Condrea dhe janë shumë faktorë që ndikojnë. Për ne ka rëndësi  vala popullore që do të duan të rrëzojnë qeverinë. Janë vjedhur disa buxhete shteti gajtëq qeverisjes së rilindjes në vendin tonë.

Qëllimi i protestës është rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike dhe kjo metodë është përdorur nga ndërkombëtarët dhe në Maqedoninë e Veriut dhe lirimin  të vetmit të burgosur politik në europë që është lideri i opozitës së vendit, Sali Berisha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco