Protesta kombëtare kundër narkoshtetit Rama/ Hoti: Të mblidhemi së bashku për ta rrëzuar këtë regjim

10:44, 11/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike vazhdon thirrjet për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 20:00 përpara kryeministrisë.

Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ Elda Hoti deputete e PD u shpreh se Përtej propagandës që bëjnë Rama dhe ministrat e tij në rrjete sociale, ne e dimë se në çfarë varfërie ekstreme janë sot shqiptarët.

Shqiptarët janë të lodhur dhe kërkojnë në çdo mënyrë rrëzimin e këtij regjimi dhe sa më parë duhet të reagojmë të gjithë, me protestë e në çdo formë tjetër të mundshme.

Elda Hoti:

“Po të shikosh se çfarë ka bërë kjo qeveri kriminale kundrejt shqiptarëve që janë larguar 1 milion shqiptarë nga Shqipëria mendoj që çdo iniciativë dhe çdo gjë që mund të marrë përsipër opozita për popullin shqiptar janë të justifikuara dhe duhet të eskalojë gjëja.

Përtej propagandës që bëjnë Rama dhe ministrat e tij në rrjete sociale realitetin dhe gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria ne e dimë të gjithë pavarësisht  që ne na paraqesin një Shqipëri që këtu lulëzon gjithçka, ne e dimë se në çfarë varfërie ekstreme janë sot shqiptarët.

Në 1 milion shqiptarë që janë larguar 50% e tyre janë të rinj dhe kjo është e dhimbshme sepse po të largohet truri, kemi një qeveri që nuk ndërmerr asnjë  masë për mbajtjen e këtyre të rinjve në vendin e tyre.

Prandaj shqiptarët janë të lodhur dhe kërkojnë në çdo mënyrë rrëzimin e këtij regjimi dhe sa më parë duhet të reagojmë të gjithë dhe nuk duhet të shohin vetëm se këtë gjë mund ta bëjë opozita apo të rrijnë në kafe nga shtëpia, është detyrim i secilit prej nesh që të reagojë me protestë e në çdo formë.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco