KAFE SHQETO/ Flamur Noka: Çdo shqiptar ka sot arsye për të protestuar

09:43, 11/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka renditur arsyet se pse shqiptarët protestojnë sot në orën 20:00.

‘Demokratët, opozitarët, qytetarët e këtij vendi kanë sot ditën për të protestuar kundër një regjimi nga më të egrit dhe çnjerëzorët që ka parë ky vend. Kundër narkoregjimit.

Për herë të parë shqiptarët janë të detyruar të përballen me një narkoregjim, i cili i ka kthyer nga njerëzit më të lirë të Europës, më optimistë të Ballkanit që ishin, që po kërkonin të ndërtonin vendin, në njerëzit më të pashpresë.Ky regjim i ka kthyer shqiptarët në qytetarë që ëndërrojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, larg vendit të tyre, i ka varfëruar, dhunuar.

Duke ardhur rrugës për tek ju, po lexoja se Shqipëria ndër vendet e Europës për vdekshmërinë foshnjore. E kjo jo për shkak të mjekëve, por për shkak të gjendjes ku e ka katandisur. Shikoni statistikat e UNICEF, 47 % e fëmijëve të kequshqyer. Do të thotë që do të ketë keqzhvillim të tyre, mendor dhe fizik nesër.

Këtë të ardhme po i ofron Edi Rama, shoqërisë tonë. Kemi sondazhe që 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, në zemër të Europës.

Ndërkohë që Edi Rama dhe oligarkët e tij jetojnë në një luks përrallor dhe ata kanë krijuar një Shqipëri surreale, në kokat dhe familjet e tyre, krejt pa lidhje me Shqipërinë ku jetojnë shqiptarët.

Kemi një drejtësi që është kthyer me regji politike dhe në vend që të targetojë të gjithë hajdutët e pushtetit, i është vërsulur liderëve të opozitës dhe mban të burgosur liderin e opozitës.

Kemi një pushtet që nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë. Në Shqipëri vota e lirë është tërësisht e asgjësuar. Edhe në sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët, janë vetëm 1 në 5 shqiptarë që besojnë në votën e lirë.

Kjo gjendje katastrofale e vendit kërkon një reagim dhe opozita ka vendosur të thërrasë sot një protestë qytetare. Ne do të jemi të gjithë aty, në ballë me familjet tona, në një protestë qytetare, civile, pavarësisht se tamtamet e pushtetit janë përpjekur të ndjellin idenë e një dhune dhe një përshkallëzimi.

Të dashur qytetarë, kjo do të jetë protesta më qytetare, më civile, por do të jetë protesta më madhështore, sepse sot nuk ka shqiptar që nuk ka arsye për të protestuar’, tha Flamur Noka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco