Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Arben Ahmetaj, rrëfimi i dytë në 'Çim Peka Live'

Rrno me protestue e mallkimin ‘Rama’ me e rrzue

Rrno me protestue e mallkimin ‘Rama’ me e rrzue

08:56, 11/07/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

At Zef Pllumi pas daljes nga ferri burgjeve të diktaturës shkroi librin e tij testament "Rrno për me tregue". Plot rrëfime tronditëse të vuajtjes, sakrificës, gjenocidit, laboratorit të torturës së regjimit vrasës. Duke dëshmuar trishtimin se kur një komb nuk mundet me kontrollue bijtë e tij të këqij, si ka punët mirë me fatin.

Sot burgu i ndërtuar nga Rama dhe çeta e tij, trashëgimtarët e keqbërësve të diktaturës, është më i madh, në dukje modern, por në përmbajtje vrasës. Plaçkitje deri në qindarka. Privatizim e kriminalizim zyrash publike. Me katër ministra në burg, mbi 25 bashkiakë në qeli e rrotull tyre, me miliarda euro nga Mafia nëpër duar, qeverisja është bërë Armiku te Porta. Kryeministri nuk ikën duke e lutur. Nuk largohet duke e qortuar. Pandeh se është shpallur mbret. Kujton se ia kanë lënë trashëgimi. Nuk lëviz fundshpinën sa kohë është bërë sundues i gjithçkaje. Një qeveri kontrolluese e gjykatave dhe prokurorive, po ndërton regjimin e ri diktatorial me shtrat modelin e vjetër. Rama ka rikthyer sistemin nga është prodhuar, atë të etërve të qoftëlargut. Moszbatimi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të përsëritur është shembja e sundimit të ligjit dhe njohja e ligjit të vetëm partiak. Burgosja politike e liderit të opozitës, Berishës, është tregues dhune për çdo rezistencë kundër autoritarit qeverisës. Kartelet e Mafias ndërkombëtare si Sinaloa, Ndrangheta, Cosa Nostra, Soros, Sacra Corona, Camorra, etj, janë qiramarrësit kriminalë të Shqipërisë.

Protestues sot është një komb.

Sepse janë larguar nga banesat e tyre trojet e tyre, pronat e tyre, duke u hequr çdo mundësi.

Duke i ndëshkuar me papunësi. Duke i vrarë me shëndetësi. Duke i injoruar me arsim. Duke u pakësuar liritë në ekstrem. Duke i taksuar edhe për frymën. Duke u ndotur ajrin si të jetë shpërthyer një luftë kimike. Duke shpartalluar mundësinë se një gjykatë ka mundësi t'i thotë jo, çmendurive të pushtetit. Ku një bashkiak si Veliaj në Tiranë privatizon qytetin dhe zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur ato të oborrit familjar e sejmenëve të tij. Kjo është pengmarrje e qytetit prej një milionë banorësh.

Shqipëria po zhbëhet, po tkurret, po denatyralizohet. Po mpaket duke u bërë një magazinë mbetjesh. Po shkon drejt të bërit ish. Qoftëlargu i çmendur ka krijuar ishujt e shpopullimit. Kemi me mijëra, kinezë, ujgurë, bangladeshas, afganë, iranianë, sirianë, filipinas, indonezianë, afrikanë, e një turli i pafund racash. Vetëofruesi Kryeministër për ta bërë Shqipërinë një azil për halle shtetesh në këmbim të pushtetit, është tregti me vdekjen tonë si komb. E gjitha për lajthitjet e shëndetit mendor të një individi.

Kjo është kohë përballjeje

Kohe lufte me të keqen

Është beteja e fundit për të mos u dorëzuar, për të mos kapitulluar. Është përballja për të mos noterizuar Diktaturën e dytë, 34 vjet pas gjysëm-shembjes së të parës. Ai nuk do ikë nga një protestë. Por do të largohet me çdo kusht, nëse ne e bëjmë çdo orë jete protestë e rezistencë. Nëse çdo shqipdashës kudo qoftë në planet, ngrihet e vjen të heqë mallkimin "Rama" nga kurrizi i vendit të vet. Sot nuk duhet të rrojmë si dëshmitarë, por si luftëtarë. Protestë për t'i treguar çdo banditi në zyrat publike dhe ortakëve jashtë, se populli ka vendosur. Asgjësimin tuaj shpëtimin e Shqipërisë. Ndaj Rrno me protestue e me rrzue të keqen e madhe. Nis në orën 20 me 11 korrik në Tiranë, përfundon kur kanibalët sundues të rrëzohen..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco