Bozdo: Protestojmë për skandalet dhe për burgosjen e Berishës, kërkojmë qeveri teknike!

Bozdo: Protestojmë për skandalet dhe për burgosjen e Berishës, kërkojmë qeveri teknike!

07:22, 11/07/2024
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype me Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo tha se opozita kërkon gjithçka në shesh pasi po proteston për skandalet e shumta dhe për liderin e vetëm politik që mbahet në burg pa fakte.

Ai shtoi se kjo protestë është shumë e rëndësishme dhe duhet të na bashkohen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie.

Bozdo: Opozita kërkon gjithçka në shesh pasi po proteston për skandalet e shumta dhe për liderin e vetëm politik që mbahet në burg pa fakte. Edhe sipas të dhënave zyrtare më shumë se 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin. Protestojmë për skandalet dhe kriminalizimin e shtetit dhe policisë. Ka shumë gjëra për të protestuar.

Kjo protestë e nesërme është shumë e rëndësishëm dh duhet të na bashkohen të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie. Kërkojmë një qeveri teknike si një garanci minimale për të pasur një palë zgjedhje të ndershme. Të jetë për mazhorancën nuk dorëzon qeverinë teknike dhe nuk do as zgjedhje, por kjo nuk do të thotë se nuk e kemi për detyrë ta kërkojmë një gjë të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco